Ukraina vlerësoi NATO-n për qëndrimin ndaj Rusisë dhe për ftesën e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.
Përmes një mesazhi në Twitter, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba i bëri thirrje aleancës ushtarake të ruajë një pozicion po aq të fortë dhe aktiv ndaj Ukrainës për të mbrojtur sigurinë euro-atlantike.
“Sot në Madrid, NATO dëshmoi se mund të marrë vendime të vështira, por thelbësore”– shkroi Kuleba.
“Ne mirëpresim një qëndrim të qartë ndaj Rusisë, si dhe pranimin e Finlandës dhe Suedisë. Një pozicion po aq i fortë dhe aktiv ndaj Ukrainës do të ndihmojë në mbrojtjen e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik”, shtoi ai.