Bota 8 Mars 2022, 08:12

Ukraina vret gjeneralin rus, Putin kërcënon të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë

Shkruar nga Pamfleti
Ukraina vret gjeneralin rus, Putin kërcënon të

Shërbimet e inteligjencës në Ukrainë bëjnë me dije se kanë vrarë gjeneralin rus Vitaly Gerasimov gjatë një përplasjeve të fundit ushtarake.

Sipas “Kyiv Indipendent” zëvendës komandanti i Forcave të Përbashkëta Ruse u vra gjatë luftimeve në rrethinat e Kharkivit, i cili është në qendër të bombardimeve të ushtrisë armike.

Vitaly Gerasimov ishte një figurë e njohur e ushtrisë, i dekoruar nga presidenti Putin për pushtimin e Krimesë.

Ndërsa ditën e sotme pushtimi rus ka hyrë në ditën e tij të 13-të dhe  autoritetet ukrainase i përshkruan si bombardime të intensifikuara të qyteteve të rrethuara dhe një tjetër përpjekjeje të dështuar për të nisur evakuimin e qindra mijëra civilëve nga zonat e rrethuara nga forcat ruse, duke përfshirë portin jugor të Mariupolit.

Rusia njoftoi një tjetër armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare për të lejuar civilët të largohen nga Ukraina të hënën, por asgjë nuk ka ndodhur deri më tani.

Dy përpjekjet e mëparshme për armëpushim kanë dështuar dhe forcat ruse vazhdojnë të godasin qytetet ukrainase me raketa. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje për një bojkot global të të gjitha produkteve ruse, përfshirë naftën, përpara një raundi të tretë bisedimesh midis zyrtarëve rusë dhe aktyre ukrainas të planifikuar për të hënën.

Kremlini ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë dhe ka paralajmëruar se çmimi i naftës mund të rritet në 300 dollarë për fuçi nëse aleatët perëndimorë rritin luftën e tyre ekonomike kundër Rusisë duke ndaluar importet e energjisë.

 

Bota #Putin #Kiev