Një sulm raketash ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kiev. Shpërthimet e njëpasnjëshme janë dëgjuar në orën 6:30 të kësaj të diele ku sipas Kiev Indipendent tre shpërthime janë shkaktuar nga raketat ruse.
Paralajmërimi për sulmin ajror ka rënë disa herë gjatë natës në kryeqytetin ukrainas, vetëm pak kohë pasi dukej se Kievi ishte “zhdukur” nga shënjestra e Rusisë.
“Disa shpërthime ndodhën në lagjen Shevchenkivsky. Ekipet e shpëtimit dhe ambulancat ndërhynë në vend,” shkroi kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko në një telegram.
Ndërkohë, deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko shkroi në Twitter: “Janë dëgjuar katër shpërthime, tani ka tym të zi mbi qytet. Raketat kanë goditur ndërtesat e banimit, ende nuk ka informacione për viktima të mundshme”, deklaroi ai.
Gjithashtu një bombë ruse ka goditur sot një qendër kërkimore bërthamore në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv.
“Mundësia e një katastrofe tjetër, që mund të ndikojë drejtpërdrejt në sigurinë bërthamore dhe radiologjike mbetet e lartë për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ruse”, paralajmëruan autoritetet ukrainase.