Bota 8 Maj 2022, 18:01

Ukrainasit i bëjnë ‘gjëmën’ Putinit! Humbet komandantin “e patrembur” një ditë para “planeve të mëdha”

Shkruar nga Pamfleti
Ukrainasit i bëjnë ‘gjëmën’ Putinit! Humbet

Vladimir Putin pëson një tjetër goditje të rëndë përpara paradës së 9 majit, e cila përkon me festimet e Ditës së Fitores në Moskë.

Përmes një artikulli, Daily Mail raporton se ditën e sotme është vrarë një tjetër kolonel i ushtrisë së Presidentit rus, çka çon numrin e tyre në 39-të.

Nënkoloneli Fezul Bichikaev, 36 vjeç, ishte një ushtar elitar i lartë i cili vdiq në një mision sekret inteligjence.

Babai i tre fëmijëve që portretizohet si një hero, u vra pranë Kharkiv teksa doli me një automatik në duar që mbulonte vartësit e tij, sipas raporteve në Rusi. Një sinjal radio njoftoi se komandanti është plagosur rëndë pasi një plumb i shpoi arterien, megjithatë ai urdhëroi njerëzit e tij që të vijojnë sulmin duke u thënë se është “një gërvishtje”.

“Falë vetëmohimit dhe heroizmit të oficerit, ishte e mundur të shpëtoheshin jetët e ushtarakëve, të shkatërrohej grupi diversant i armikut dhe të përfundonte misionin luftarak,” tha eksperti ushtarak rus Oleg Marzoev në një uebsajt lokal lajmesh në Vladikavkaz.

Bota #lufta në Ukrainë Dita e Fitores në Moskë viktime Vladimir Putin