Bota15 Gusht 2022, 16:23

Ukrainasit shkatërrojnë urën në lumin Dnipro, 20 mijë ushtarë rusë mbeten të izoluar

Shkruar nga Pamfleti

Në fillim të luftës trupat e Putinit u përpoqën të shkëputnin Ukrainën nga Deti i Zi, duke lëvizur nga zona e aneksuar e Krimesë për të marrë më pas tokën në zonat separatiste të Ukrainës Lindore.

Por gjërat nuk shkuan aspak sipas planit të tyre, pasi pas 6 muajsh ofensivë duket se trupat ruse po pësojnë humbje të mëdha dhe si rrjedhojë po tërhiqen në disa zona.

Sipas një njoftimi nga zyrtarët ukrainas, disa nga trupat ruse janë detyruar të tërhiqen pas një kundërofensive që ukrainasi bënë duke shkatërruar një urë në Lumi Dnipro.

Ky sulm  ka lënë të izoluar afërsisht 20,000 trupa ruse, të cilat do të mbeten pa furnizime ushqimore apo edhe armatime, si rezultat i prishjes së urës e cila shërbente si e vetmja rrugë furnizimi për trupat ruse.

Vitaly Kim, Guvernatori i distriktit Mykolayiv në jug të Ukrainës pranë Detit të Zi zbuloi se e gjithë komanda ruse dhe stafi po tërhiqej nga bregu perëndimor i lumit.

Guvernatori e bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në aplikacionin e mediave sociale Telegram.

“Më vjen pak keq – por jo shumë – për ushtarët budallenj që janë braktisur në bregun e djathtë të lumit Dnipro. Të gjithë komandantët po lëvizin në anën tjetër”, shkruante ai.

Me trupat ruse të shpërqendruara në Kherson, trupat ukrainase kanë shenjës truar linjat ruse të furnizimit, duke shkatërruar urat në të cilat kamionët rus kalonin lumin për t’iu dërguar furnizimet e nevojshme ushtarëve të tyre.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha të shtunën se dy urat kryesore për automjetet në zonën e pambrojtur të kontrolluar nga Rusia “tashmë janë  jashtë përdorimit për furnizime të konsiderueshëm ushtarake“.

Si rezultat i kundërofensivës  së Ukrainës, Rusia tani mund të furnizojë ushtarë vetëm përtej lumit nëpërmjet urës Antonovsky, e cila tani më është në shënjestër nga Ukraina.

Sipas Sergiy Khlan, një zyrtar rajonal, pontonet “nuk mund të plotësojnë plotësisht nevojat e tyre ushtarake”.

Instituti për Studimin e Luftës vuri në dukje se megjithëse urat janë të kalueshme në këmbë, mungesa e aksesit për trafik të rënduar mund të përfundojë ofensivën ruse në perëndim të Dnipro.

“Sjellja e municioneve, karburantit dhe pajisjeve të rënda të mjaftueshme për operacione sulmuese në shkallë të gjerë nëpër tragetet ponton ose nga ajri është jopraktike, nëse jo e pamundur“, shprehej Instituti për studimin e luftës.

Bota shkaterrohet ura ushtaret rus