alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Ukshin Hoti, gjurmë e jetës sonë që nesër do të mësohet si udhërrëfim

19/05/2022, 16:47
ne Forum
A A
Ukshin Hoti, gjurmë e jetës sonë që nesër do të mësohet si udhërrëfim

Ukshin Hoti, gjurmë e jetës sonë që nesër do të mësohet si udhërrëfim

Ukshin Hoti prej sot po bëhet pjesë e një historie që ne po e shkruajmë duke vendosur gjurmë në jetën tonë të përditshme, e cila nesër do të mësohet si udhrrëfim se nga duhet të lëvizin proceset brendashqiptare.

Shkruan Prof.dr. Skënder ASANI


-Lexo edhe:

Babo ja mbërrite ditës, si nëpër legjenda zbrite dhe malin e Skërficës godite

Rama dhe ministrat e tij rrezikojnë të lënë pa punë Portokallinë

Sot në Shkupin tone po ndodhin dy ngjarje paralele: në njërën anë po përurojmë një rrugë, dhe po shpalosim një ekspozitë, kurse në anën tjetër po ndezim një kandil për të ndriçuar këtë rrugë që asnjëherë të mos mbetet në errësirë emri dhe vepra e Ukshin Hotit. Për neve si shkupjan është nder , por edhe detyrim që pikërisht nga kryeqendra e dikurshme e Dardanisë të ndërgjegjësojmë publikun mbi rëndësinë e kësaj figure të shquar të kombit tone, i cili edhe me mosprezencën e tij fizike vazhdon të na frymëzojë me vizionin e tij politik e intelektual.

Ukshin Hoti lindi për të qenë një trung i rrallë në pyllnajën e dendur të proceseve politike e shoqërore, dhe mbeti i papërkulur ndaj furtunave që solli koha. Ai pastaj u bë një lis shumë i lartë dhe vetëm ata që kanë fatin të ngjiten mbi këtë lis do të mund të shohin të ardhmen me sytë vizionarë të Ukshin Hotit. Një mision ky shumë i vështirë, por jo edhe i pamundur…

Ai mbetet personifikim i intelektualit që përfshirjen në politikë nuk e sheh si privilegj, por si detyrim dhe pikërisht ky detyrim atë e bëri të veçantë në konceptimin e politikës. Ai mbetet i veçantë edhe me refuzimin për t’u marrë me politikë ashtu siç ia impononin të tjerët, sepse siç thoshte ai “inferioriteti i liderëve i jep imazh inferior edhe vendit, shtetit e shoqërisë”.

Për Ukshin Hotin ende nuk është dhënë vlerësimi i kompletuar, ashtu siç e meriton vepra dhe angazhimi tij, andaj për të kompensuar këtë boshllëk ne sot në Shkup po e kujtojmë këtë kolos të mendimit politik shqiptar, duke e memorizuar emrin e tij në një adresë të re që do të jetë pjesë e përditshme e komunikimit të shkupjanëve.

Duke mos pretenduar se ky është maksimumi që po bëjmë për Ukshin Hotin, shpresojmë që në të ardhmen qendrat tona studimore në Shkup, Prishtinë e Tiranë do të përqendrojnë një vëmendje më të madhe ndaj kësaj figure, sepse ai meriton të jetë një prej referencave kryesore të mendimit filozofik-politik shqiptar. Dhe me të drejtë studiuesi dhe shkrimtari Moikom Zeqo teksa fliste për Ukshin Hotin nuk hezitonte të jepte edhe këtë vlerësim për të : “për çdo intelektual shqiptar, të veshur me këmisha ceremoniale të konferencave të shtypit, të masmedias, të mjediseve moderne të aeroporteve dhe të hoteleve luksoze, imazhi i këtij të burgosuri i shpallur i zhdukur është një thirrje për ballafaqim moral dhe shpirtëror. Ai nuk u përpoq ta mundë historinë, por u bë viktimë e saj dhe mbeti përjetësisht në histori”.

Ukshin Hoti prej sot po bëhet pjesë e një historie që ne po e shkruajmë duke vendosur gjurmë në jetën tonë të përditshme, e cila nesër do të mësohet si udhërrëfim se nga duhet të lëvizin proceset brendashqiptare. Ky është edhe shtrati nga do të lëvizim edhe ne si shoqëri, por edhe si ITSHKSH, sepse duke rikthyer gjurmët e së kaluarës ne me dinjitet do të projektojmë rrugët e së ardhmes, të cilat nesër do të mbajnë emrat e pasardhësve të Ukshin Hotit.

Shkup, 19 maj 2022


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Forum

Babo ja mbërrite ditës, si nëpër legjenda zbrite dhe malin e Skërficës godite

02/07/2022, 16:58
Forum

Rama dhe ministrat e tij rrezikojnë të lënë pa punë Portokallinë

02/07/2022, 11:19
Forum

Nga Prishtina gjer në Meksikë

01/07/2022, 23:22
Forum

Berisha i “rrit” pazarin Metës për koalicionin dhe “prova e forcës” me SHBA

01/07/2022, 19:26
Forum

Çfarë synojnë Grida dhe të tjerët që i afrohen Berishës?

01/07/2022, 18:58
Forum

Pse protesta anti-SHBA e Berishës fillon nga 4 deri më 7 korrik?

01/07/2022, 17:46
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Tërmeti me magnitudë 6.9 ballë Rihter, jepet alarmi për cunami

Tërmeti me magnitudë 6.9 ballë Rihter, jepet alarmi për cunami

Fluturimet me distanca shumë të gjata dhe shëndeti fizik e mendor

Fluturimet me distanca shumë të gjata dhe shëndeti fizik e mendor

Lajmi i Dites

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

02/07/2022, 13:17

Lajmet e fundit

Berisha dhe Evi Kokalari në festë, brenda korrikut Trump mund të shpallë kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë

02/07/2022, 17:10
Interesohet gjysma e Premier Ligës dhe Seria A, Armando Broja shpërthen në stërvitje me Çelsin, “bombardon” kuadratin e portës (Video)

Interesohet gjysma e Premier Ligës dhe Seria A, Armando Broja shpërthen në stërvitje me Çelsin, “bombardon” kuadratin e portës (Video)

02/07/2022, 17:06

Babo ja mbërrite ditës, si nëpër legjenda zbrite dhe malin e Skërficës godite

02/07/2022, 16:58

Zbardhen detajet e propozimit francez, maqedonishtja do njihet si gjuhë zyrtare në BE

02/07/2022, 16:45
Luiza Gega fitoi medaljen e artë, organizatorët ngatërrojnë himnin e Shqipërisë, atletja kundërshton në podium (Video)

Luiza Gega fitoi medaljen e artë, organizatorët ngatërrojnë himnin e Shqipërisë, atletja kundërshton në podium (Video)

02/07/2022, 16:41

Zhvillime “bombë” nga Ukraina, Kievi mund të nisë ndërtimin e armëve bërthamore për t’i dhënë fund luftës

02/07/2022, 16:33

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In