
Dita e sotme ka nisur me dominimin e kthjellimeve si në zonat e ulëta dhe në zonat malore. Temperaturat kanë rënë ndjeshëm, ku në zonat malore kanë shkuar deri në -4 gradë.
Meteorologu Hakil Osmani parashikoi se sot pasdite nuk pritet që të ketë reshje shiu.
Ndërsa nesër pritet të ketë një rritje të temperaturave.
Përsa i përket kushteve atmosferike, nesër do të ketë më shumë vranësira në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore, kryesisht në juglindje do të ketë edhe reshje dëbore.