Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka bërë kthesë në lidhje me marrëdhenien diplomatike me Greqinë, pas disa kohëve në ngërç. Erdogan është shprehur i gatshëm të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
Erdogan i tha gazetarëve pas lutjeve të së premtes në Stamboll se ishte ‘pozitiv’ për të marrë në konsideratë një takim më kryeministrin grek, pasi ky i fundit e kishte kërkuar atë. Presidenti turk tha se ministrat e Jashtëm të dy vendeve ishin takuar dhe se bisedimet bilaterale vijojnë.
“Kështu, ne thamë se mund të bëjmë hapin për bisedime mes përfaqësuesve tanë specialë dhe më pas mund të ndodhë edhe takimi mes meje dhe kryeministrit”, tha Erdogan.
Më 25 janar ministri i Jashtëm Turk dhe homologu i tij grek do tu rikthehen bisedimeve pas 5 vitesh shkëputje.