Ekonomi 6 Korrik 2022, 09:47

Ulet çmimi i naftës dhe benzinës

Shkruar nga Pamfleti
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës

Ditën e sotme Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Një ditë pasi publikoi çmimet e reja të karburanteve, Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish sot me 9 lekë çmimin e naftës, duke e çuar në  243 lekë/litri, ndërsa të benzinës në 229 lekë/litri.

Ndërkohë çmimi i shitjes me pakicë i gaz, vijon të jetë 81  lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

Bordi i Transparencës në datë 6 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

?Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Ekonomi karburanti nafta