Ekonomi15 Shtator 2022, 15:15

Ulet çmimi naftës dhe rritet benzina, Bordi i Transparencës cakton vlerat e reja

Shkruar nga Pamfleti

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve ditën e sot. Sipas njoftimit, nafta do tregtohet me jo më shumë se 224 lekë/litri, duke pësuar zbritje me 8 lekë. Benzina ka pësuar rritje me 6 lekë dhe do të shitet 198/lekë për litër. Gazi mbetet në të njëjtin çmim 78 lekë për litër.

Njoftimi i Bordit

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 15 Shtator 2022, janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Ekonomi #bordi #Naftës & Benzinë çmimet