Bota26 Shtator 2022, 18:06

Ulet numri i infektimeve me Covid-19, 11 raste të reja dhe asnjë humbje jete

Shkruar nga Pamfleti
Ulet numri i infektimeve me Covid-19, 11 raste të reja dhe asnjë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit ka pasur, 11 raste të reja me covid-19 dhe asnjë humbje jete. Shifrat kanë pësuar ulje të lehtë krahasuar me ditën e djeshme, ku u shënuan 51 raste të reja.

Sipas MSH, janë kryer 132 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në këto bashki: 5 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Delvinë, 1 në Pukë.

Janë 550 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,702 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shtator 2022)

Raste të reja ditore  11

Të shëruar në 24 orë  55

Të shtruar në spitale  6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore  132

Testime totale  1,978,754

Raste pozitive  330,841

Raste të shëruara  326,702

Raste Aktive 550

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  263

Elbasan 61

Shkodër 51

Fier    49

Vlorë  35

Durrës  23

Dibër                           21

Lezhë  18

Gjirokastër  11

Korçë 10

Berat  8

Covid-19 #Ditore COVID-19 Rastet