Bota 9 Tetor 2022, 17:20

Ulet numri i infektimeve me Covid-19, 22 raste të reja dhe asnjë humbje jete

Shkruar nga Pamfleti
Ulet numri i infektimeve me Covid-19, 22 raste të reja dhe asnjë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit ka pasur, 22 raste të reja me covid-19 dhe asnjë humbje jete. Shifrat kanë pësuar rënie të lehtë krahasuar me ditën e djeshme, ku u shënuan 29 raste të reja.

Sipas MSH, janë kryer 348 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:

10 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Lushnje, nga 1 qytetarë në Tropojë, Kurbin, Dibër, Tepelenë. Janë 342 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,417 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 22

Të shëruar në 24 orë 24

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore  348

Testime totale  1,986,717

Raste pozitive 331,348

Raste të shëruara 327,417

Raste Aktive 342

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 213

Elbasan 33

Fier 21

Vlorë 19

Gjirokastër 13

Shkodër11

Lezhë 11

Durrës 6

Dibër 6

Korçë 4

Berat 3

Kukës 2

Covid-19 #Ditore COVID-19 Rastet