Ekonomi 6 Gusht 2022, 11:48

Ulja e çmimit në bursë prek në sedër Bordin e Transparencës... ul me 1 lekë çmimin e naftës

Shkruar nga Pamfleti
Ulja e çmimit në bursë prek në sedër Bordin e

Nuk ka fund tallja e Bordit të Transparencës sa i takon çmimit të karburanteve. Për herë të parë që kur nisi lufta, çmimet në bursë kanë rënë ndjeshëm. Një fuçi naftë tregtohet me 94 dollarë, por në Shqipëri vijojnë që oligarkët të mbajë në fuqi të njëjtat çmime.

Bordi ka njoftuar pak më parë se ka ulur çmimin e naftës… me vetëm 1 lekë. Nga 221 lekë/ litri që shitej deri më tani, nga pasditja e sotme do të shitet me 220 lekë/ litri.

Ndërkohë, benzina do të shitet me 199 lekë/ litri nga 207 lekë/ litri që shitej deri më tani, duke u ulur me 8 lekë. Gazi ka mbetur i pandryshuar në 81 lekë për litër.

Çmimet e karburanteve janë ulur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit në bursa, të cilave Bordi thotë se i referohet, megjithatë qytetarët shqiptarë janë të privuar nga kjo ulje. Këtu vendos Bordi sesa do tregtohet.

Ekonomi #bordi çmime nafta