Analisti Fatos Lubonja ka theksuar se kryeministri Edi Rama po mban një ekulibër duke luajtur në të dyja krahët, sa i përket Erdoganit dhe FETO-s.
Sipas Lubonjës, pavarësisht kërcënimit që bën Erdogan për të luftuar FETO-n, atij nuk i intereson të krijojë konflikt. Megjithatë, Lubonja shton se nuk dihet se edhe për sa kohë Edi Rama do të vazhdojë të luajë këtë lojë mes këtyre dy palëve.
“Ne duhet të zgjedhim mes një shteti autokrat dhe një shteti demokratik. Një gjë janë miqësitë e popullit, nuk mund të armiqësohesh por nga ana tjetër nuk mund të shkelësh me këmbë disa vlera që t’i ke luftuar. Rama është treguar i zoti se ka mbajtur një ekuilibër duke luajtur në dy krahët. Rama e ka quajtur hapur Erdogan diktator. Partia e Erdogan nuk ka lidhje me Partinë Socialiste këtu, është parti konservatore mbi baza fetare. Pyetja është si ka mundësi që Europa e pranon Ramën? Rama ka arritur të krijojë figurën se është si Erdogani në Turqi. Edhe një aleat i Ramës, i biri i Sorosit, në Turqi ka problem me të pas i ka arrestuar një aktivist.
Se sa mund të luajë Rama me këtë lojë nuk e dimë. Edhe Erdogani bën kërcënime por edhe Rama luan me të. Shqetësimi për Feton i Erdoganit nuk e dëmton shumë Ramën, marrëdhëniet. Ai nuk ka interes të krijojë konflikt dhe këtu hyn në lojë opozita dhe intelektualët. Edhe opozita jonë nuk do të prishet me Erdoganin, edhe ndihmat i duan të gjitha. Ka të njëjtën mendësi vasali ndaj perëndimorëve që qëndrojnë pa dinjitetin që kërkon Shqipëria. Prandaj Rama do të vazhdojë ta luajë këtë lojë. Erdogan në Turqi ka një opozitë shumë të dobët”- u shpreh Lubonja për News 24.
Erdogan bëri sot thirrje nga Kuvendi i Shqipërisë që vendi të marrë masa ndaj organizatës FETO, të cilën ai e cilësoi si helmuese dhe shkaktare të grushtit të shtetit në Turqi.