Aktualitet31 Janar 2019, 11:27

“Ulu aty mos më çaj tra*in, mos më çaj b*thën”, degradon gjuha në Kuvend, sherr mes Petrit Vasilit dhe Ulsi Ma

Shkruar nga Pamfleti
“Ulu aty mos më çaj tra*in, mos më çaj

"Ulu aty mos më çaj tra*in, mos më çaj b*thën", degradon gjuha në Kuvend, sherr mes Petrit Vasilit dhe Ulsi Manjes

Ka degjeneruar me fjalën e tij në Kuvend Petrit Vasili. Me fjalor ofendues, Vasili iu drejtua deputetit të PS, Ulsi Manja,

“Ulu aty mos më çaj trapin, mos më çaj bythën. Ulu aty skizofren, budalla. Ulu aty do na tregosh ti parlamentin”, tha Vasili.

Kreu i grupit socialist Vasili kërkoi fjalën jashtë radhe edhe kjo duket se irritoi Ulsi Manjën.

Seanca e sotme është shoqëruar me tensione, për shkak të mungesës së Kryeministrit Edi Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar me forcë në Kuvend sot se nuk mund të tolerohet më lidhja e qeverisë me krimin, ashtu siç u provua dhe transmetua së fundi edhe nga Zëri i Amerikës, por të jepet menjëherë zgjidhja: “Ose përmes propozimit të opozitës, përmes një qeverie kalimtare dhe jo një qeverie kukullash enigmatike për të justifikuar largimin e atyre që duhet të jenë në burg, sipas përgjimeve që janë bërë publike, ose këtë sallë mund dhe duhet ta pastrojë ai të cilit i takon kjo sallë, populli shqiptar.”

Aktualitet manja parlament vasili