Politike 7 Korrik 2022, 12:28

“Ulu o drejtori i Shqiponjës…”, plas mes Ballës dhe Shehut në Kuvend: Turp nuk ke?! Gënjeshtar!

Shkruar nga Pamfleti
“Ulu o drejtori i Shqiponjës…”, plas mes Ballës dhe

Rezoluta për gjenocidin serb në Srebrenicë ka sjellë përplasje të forta mes deputetit demokrat Tritan Shehu dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Gjatë seancës plenare, Shehu akuzoi PS se rezoluta e tyre për Srebrenisës se është jeni jashtë linjave të rezolutës së Parlamentit Europian.

“Më në fund mazhoranca pasi dogji rezolutën e disa javë më parë, mori guximin u mbush me frymë dhe mori vendimin, por pa kërkuar konsensus. Dhe në këtë mënyrë kemi një rezolutë jo të qartë…Ju këtu po përsërisni shfaqjen si me rezolutën për Ukrainën. Ju nuk dënoni gjenocidin, ju dënoni mohimin e gjenocidit por jo gjenocidin vetë. Si fillim duhet dënuar gjenocidi dhe ju këtë nuk e bëni. Keni problem se inatoset dikush në lindje…Ju jeni jashtë linjave të rezolutës së Parlamentit Europian”, tha Shehu.

Ndërsa Balla iu përgjigj Shehut, duke e quajtur atë gënjeshtar pasi komentoi rezolutën e propozuar nga PS.

“Turp nuk ke? Gënjeshtar. Rezoluta e parlamentit shqiptar është një hap para asaj europiane”, tha Balla.

“Zoti drejtor i Shqiponjës ulu pak…se nuk keni mësuar se replika nuk është përmendje emri…Mund ta konsideroni fjalën time gjatë kohës së grupit…Së pari mosha duhet të jetë pjekuri për të mos gënjyer sepse nuk ke kohë ta rikuperosh. Tani rezoluta e PE ka këtë titull, në përkujtimin e Srebrenicës, tani këtu gënjeve dhe the se nuk e keni titullin njësoj, por përkundrazi ne kemi shkuar edhe më tej. Por unë nuk doja që në këtë seancë të merresha me drejtorin apo pronarin e kompanisë Shqiponja. I garantoj që dokumenti I PE është dokumenti referues. Parlamenti i Republikës së Shqipërisë përkujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.”, tha Balla.

Politike Balla Kuvend Shehu