Sport29 Qershor 2022, 19:48

"Unë dhe nëna jote shkojmë mirë", MekGregor ‘provokon’ Masvidal, luftë mediatike mes dy rivalëve të admiruar nga fansat

Shkruar nga Pamfleti
"Unë dhe nëna jote shkojmë mirë", MekGregor

"Unë dhe nëna jote shkojmë mirë", MekGregor ‘provokon’ Masvidal, luftë mediatike mes dy rivalëve të admiruar nga fansat

Konor MekGregor dhe Horge Masvidal janë dy nga luftëtarët më të admiruar nga fansat e UFC. Të dy janë mposhtur në ndeshjet e tyre të fundit. Për këtë arsye, pritshmëritë për një duel të mundshëm mes të dyve janë në rritje.

Së fundmi, ishte Masvidal ai që filloi duelin mediatik, ku vendosi letrat e tij në tavolinë. Ai nuk hezitoi të kërcënonte MekGregor dhe gjithashtu të hidhte dorezën për luftën. “Jo, Konor nuk dëshiron të ndeshet. Nëse do të bënte, do të postonte diçka, do të thoshte diçka”, – tha Masvidal në Twitter.

Por ndërkohë ka vazhduar “provokimin” e tij ndaj irlandezit. “Ai ndoshta thjesht do të ofendojë nënën time, ndonjë të afërmin tim, ose kombin tim. Por mbase ai nuk do të thotë asgjë, për një sherr apo një takim,”- përfundoi luftëtari.

Nga ana tjetër, edhe MekGregor nuk ka mbetur mbrapa dhe po ashtu përmes rrjeteve sociale, iu përgjigj fjalëve të atij që mund të jetë rivali i tij në të ardhmen e afërt. “Të fyej nënën tënde? Çfarë shoku, sa i humbur je. Nëna jote dhe unë shkojmë mirë,”- u përgjigj irlandezi.

Kryqëzimi dialektik nuk mbaroi me kaq dhe përsëri Masvidal vazhdoi: “Po, nëna ime të do për burrë? Ajo e di, që nuk mund të bëhesh fitues i madh në një luftë relativisht të lehtë për mua”.

Këto nuk kanë qenë të vetmet deklarata të Masvidal në orët e fundit. Në një intervistë për ‘The Sun’, ai kërcënoi se do të provokonte përfundimisht largimin e tij si profesionist. “As që e shoh se ai mund të luftojë kundër meje, të them të drejtën. Por aq më pak, nëse ai siguron një ndeshje kundër meje, nuk mendoj se do të luftojë më pas kësaj,”- vazhdoi ai.

Shpatat janë të ngritura. Shkëmbimi i deklaratave tashmë ka nisur dhe shumë shpejt mund të përkthehet në një përleshje në ring mes dy prej luftëtarëve më të talentuar dhe mediatikë të garës.

Sport Horge Masvidal Konor MekGregor UFC