Bota15 Dhjetor 2018, 09:50

‘Unë di sa ta pres’, Erdogan jep detaje të reja nga vrasja e gazetarit saudit

Shkruar nga Pamfleti
‘Unë di sa ta pres’, Erdogan jep detaje të reja nga vrasja

'Unë di sa ta pres', Erdogan jep detaje të reja nga vrasja e gazetarit saudit

Një nga vrasësit e gazetarit saudit Jamal Khashoggi dëgjohet të thotë “Unë di si ta pres” në audion e vrasjes, të cilën Turqia ua ka dhënë zyrtarëve të SHBA dhe Europës, tha të premten presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Erdogan e kritikoi Riadin për mënyrën se si ishte vrarë opionionisti i Washington Postit dhe kritik i princit te kurorës të Arabisë, Mohammed bin Salman, në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Gazetari kishte shkuar atje për të marrë dokumente për martesën e ardhshme.

Rasti ka shkaktuar zemërim global dhe ka dëmtuar qëndrimin ndërkombëtar të princit Mohammed, 33-vjecar, sundimtar de facto i mbretërisë.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Kanada, të gjithë e dëgjojnë … Njeriu qartë e thotë” Unë e di se si të presë. Ky njeri është një ushtar. Këto janë të gjitha në regjistrimet audio“, tha Erdogan në një fjalim në Stamboll. Ai nuk dha detaje të mëtejshme rreth regjistrimit.

Kryeprokurori i Stambollit ka thënë se Khashoggi ishte mbytur nga vrasësit e tij në konsullatë, përpara se trupi i tij të shpërbëhej dhe të hidhej poshtë. Eshtrat e tij nuk janë gjetur ende shkruan Guardian.

Khashoggi vazhdimisht u tha vrasësve të tij “Unë nuk mund të marr frymë” gjatë momenteve të tij të fundit, njoftoi CNN të hënën, duke cituar një burim i cili thuhet se kishte lexuar transkriptin e plotë të përkthimit audio.

Arabia Saudite ka thënë se princi nuk kishte njohuri paraprake për vrasjen. Pas dhënies së shpjegimeve të shumta kontradiktore, Riad më vonë tha se Khashoggi ishte vrarë kur negociatat për ta bindur atë për t’u kthyer në Arabinë Saudite dështuan.

Erdogani përsëriti kritikat e tij për shpjegimin e Riadit për vrasjen. Fillimisht kishte thënë që Khashoggi ishte larguar nga konsullata. Kjo u kundërshtua nga nusja e tij turke, e cila kishte pritur jashtë ndërtesës dhe tha se kurrë nuk u shfaq.

Princi thotë se Jamal Khashoggi u largua nga konsullata. Është Jamal Khashoggi një fëmijë? Nusja e tij po pret jashtë“, tha Erdogan. “Ata mendojnë se bota është memece. Ky komb nuk është memec dhe di se si t’i mbajnë njerëzit të përgjegjshëm”.

Zyrtarët turq thanë javën e kaluar se zyra e prokurorisë së Stambollit kishte përfunduar se kishte “dyshim të fortë” se Saud al-Qahtani, një ndihmës i lartë i princit Mohammed dhe gjenerali Ahmed al-Asiri, i cili shërbeu si zëvendëskryetar i inteligjencës së huaj janë planifikuesit e vrasjes së Khashoggi.

Pasi Riyad përjashtoi ekstradimin e dy burrave, Turqia tha këtë javë se bashkësia ndërkombëtare duhet të kërkojë drejtësi për Khashoggi sipas ligjit ndërkombëtar.

Erdogan ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk do të heqë dorë nga rasti. Trump ka thënë se dëshiron që Uashingtoni të qëndrojë pranë qeverisë saudite dhe princit, pavarësisht vlerësimit të CIA-s se ndoshta ishte princi që urdhëroi vrasjen e Khashoggi./TemA TV

Bota gazetari saudit Jamal Khashoggi Recep Tayyip Erdoğan