Aktualitet 6 Gusht 2022, 11:25

“Unë e kapa peshkaqenin e vogël, radha e SPAK të kapë të mëdhenjtë”, qytetari nga Borshi mesazh Arben Krajës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Trumbetimet e ambasadorëve dhe drejtësisë se do arrestojnë “peshqit e mëdhenj” janë kthyer në objekt tallës dhe ironish nga shumëkush.

U bënë 5 vite që kur ka nisur reforma në drejtësi dhe në qeli shkojë vetëm cironka, pasi “peshkaqenët e politikës” janë të lumtur në karriget e tyre dhe vijojnë të shijojnë pasuritë korruptive të grabitura nga taksat e qytetarëve.

Lidhur me këtë situatë ka ironizuar dhe një qytetar, i cili ka kapur një peshkaqen të vogël në det. Kastriot Hajdin është ndër ata persona që ka një jetë të tërë që lufton për drejtësi. Atij i janë grabitur pronat në Borsh por drejtësia vijon të jetë selektive. Ai ka ironizuar në rrjetet sociale krerët e SPAK. Hajdini ka kapur një peshkaqen të vogël dhe ka ndarë fotot për ndjekësit e tij, duke thumbur Arben krajën dhe Aida Hajnën.

“Unë peshkaqenin e vogël e kapa tani znj. Hajnaj e z.Kraja të kapin peshkaqenët e mëdhenj ose të largohen me  (nder) e ti lenë vendin shqiptarëve të vërtetë”, shkruan ai në rrjetet sociale.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet borsh Kraja peshkaqen