
Pas shumë droneve në “Big Brother”, ai i sotmi ka ngritur mjaft dyshime si brenda dhe jashtë shtëpisë. Mbi qiellin e BBV u ngrit një foto e Luizit dhe Kejvinës ku shkruhej: Unë të dua dhe ti e di.
Luizi u shpreh i sigurt se droni ishte nga Kejvina, por ishte Olta ajo që mohoi kategorikisht.
Teksa të gjithë po dyshonin nëse vërtetë e ka nisur apo jo Kejvina, ka ardhur një reagim nga motra e saj, Dorisa Kthella. Kjo e fundit ka bërë një postim në “Instastory” ku shkruan krahas imazhit të dronit: “Fluturimi i parë arriti me sukses”.
Ndërkohë më herët në një bisedë me Luizin, Olta Gixhari u përpoq “t’i hapte sytë”, duke i thënë të mos bëhej naiv.
“Nuk ta ka dërguar Kejvina atë, harroje. Ti atë e nxore nga shtëpia, të të sjellë ajo dron. Mos u bëj naiv, Luiz. Nuk është i Kejvinës ai dron, nuk ma merr mendja. Ti e nxore jashtë,”-i tha Olta.
Nga ana tjetër Luizi i ka thënë se arsyeja e vërtetë pse Kejvina është jashtë shtëpisë sot, në fakt ishte nxitja që i bëri Olta dhe Tea.