Sport 8 Prill 2019, 13:34

United dorëzohet për De Gean, piketon zëvendësuesit e tij

Shkruar nga Pamfleti

United dorëzohet për De Gean, piketon zëvendësuesit e tij

E ardhmja e De Gea te Manchester United nuk duket e sigurt. Nga Anglia shohin PSG si destinacion të mundshëm për portierin spanjoll, verën e ardhshme, me këtë të fundit që mendon se duhet ta përmbyllë eksperiecën në “Old Trafford”. Klubi anglez i ka paraqitur një propozim për ta rinovuar kontratën, por De Gea nuk ka pranuar deri tani.

Oferta që ai ka në tryezë nga parizienët është tepër tunduese, e parefuzueshme. Në këtë mënyrë, përballë rrezikut potencial, Solkskjaer, trajneri i Manchester United, ka evidentuar zëvendësuesit e mundshëm. Siç shkruan “Express”, Oblak dhe Jordan Pickford janë të vetmit, që e kënaqin dhe bindin trajnerin norvegjez

codramol
smile

Sport