Aktualitet17 Gusht 2022, 18:20

Universitetet e Maqedonisë së Veriut sërish jashtë 1.000 më të mirëve në listën e Shangait

Shkruar nga Pamfleti
Universitetet e Maqedonisë së Veriut sërish jashtë 1.000

Universitetet e Maqedonisë së Veriut sërish jashtë 1.000 më të mirëve në listën e Shangait

Renditja Akademike e Universiteteve Botërore, ose e njohur si Lista e Shangait, ka shpërfaqur më së miri gjendjen në të cilën ndodhet arsimi univeritar. Ajo që është shkatërruese për arsimin tonë është fakti që edhe këtë vit nuk ka asnjë nga universitetet e Maqedonië e Veriut ndër 1.000 më të mirat në botë.

Këtë vit, universitetet Harvard, Stanford, Massachusetts Institute of Technology, Cambridge dhe Berkeley janë renditur më lart.

Ndër vendet e rajonit, Universiteti i Athinës renditet nga 300 deri në 400 dhe Universiteti i Beogradit, Universiteti i Lubjanës dhe Universiteti i Zagrebit renditen nga 400 deri në 500. Universiteti i Novi Sadit renditet nga 900 në 1.000 në listën e Shangait.

Shkupi rankim i arsimit Shkup universitet