alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

UNRRA, si na mbajtën me bukë amerikanët në vitet 1945-1947

26/12/2022, 15:58
ne Dossier
A A

E publikuar nga Ministria Britanike e Informacionit, kronika që pasqyron paradën e datës 28 nëntor 1944, të kremtimit të përvjetorit të pavarësisë dhe njëkohësisht të Çlirimit të Shqipërisë, thotë se fletëpalosjet dhe ndihmat ushqimore, të hedhura nga qielli, ishin të fundit për shqiptarët. Por kjo nuk do të rezultonte aspak e vërtetë.


-Lexo edhe:

Dëshmia e rrallë e poetit disident: Jam dëshmitar i shumë arrestimeve “në emër të popullit” nga Sigurimi i shtetit

Dëshmia e mjekut nga Korça: Kur ma pushkatuan vëllanë i bëra letër kërcënuese Mehmet Shehut, kur i shkova në zyrë nxori pistoletën

Amerikanët dhe britanikët, të njëjtët që gjatë Luftës Antifashiste na ndihmuan, fillimisht me florinj e armë, e më pas duke përdorur edhe mjetet dhe trupat e tyre ushtarake në terren, sërish do të na shtrinin dorën e ndihmës.

Historia thotë se Shqipëria e sapodalë nga kthetrat e Luftës së Dytë Botërore, gjendej në prag të zisë së bukës. Për më tepër, një numër i rëndësishëm familjesh kishin mbetur pa asnjë mundësi jetese dhe në qiell të hapur, pasi ushtria naziste kishte shkretuar zona të tëra, sidomos në jug të vendit.

Në këtë situatë dramatike për një popull të tërë, shpëtimtarët nuk do të ishin as komunistët jugosllavë dhe as ata sovjetikë, por sërish Shtetet e Bashkuara dhe britanikët. Madje ndihmat e tyre, jo vetëm që do të shuanin urinë e ulur këmbëkryq mes shqiptarëve, por edhe do të rigjallëronin ekonominë e brishtë të vendit

Me studimin e nevojave dhe shpërndarjen në terren të ndihmave do të merrej një organizatë e njohur si UNRRA, saktësisht Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rehabilitim, që përfaqësonte 44 shtete, por që dominohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ishin edhe kontributorët më të rëndësishëm.

Qeveria shqiptare mori vendim që drejtohej UNRRA-s për ndihmë. Kërkesa zyrtare e Enver Hoxhës, me cilësinë e Kryeministrit, iu drejtua misionit të UNRRA-s më 26 shkurt 1945.

Në letrën e vet Enver Hoxha shkruante: Vendi ynë, i rrënuar nga lufta, i djegur dhe i plaçkitur…kërkon ndihmën e Aleatëve të Mëdhenj, për t’u mëkëmbur ekonomikisht. Për këtë arsye ne i drejtohemi UNRRA-s… të na ndihmojë me të gjitha mjetet që disponon dhe që i takojnë popullit tonë si aleat i Kombeve të Bashkuara…”

Marrëveshja me Ndërlidhjen ushtarake nënshkruhet më 11 prill 1945. Enver Hoxha firmos i Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë. Ndërlidhja Ushtarake kishte rënë dakord të sillte një personel minimal, prej 26 ushtarakësh. Ndërkohë ishte vendosur që edhe shpërndarja e ndihmave në terren të bëhej nga autoritetet ushtarake shqiptare.

Në total ndihma e UNRRA-s për Shqipërinë deri në fund të vitit 1947 mund të quhet e konsiderueshme.

Ata kishin sjellë 6.7 milion USD ushqime ose 70.2 mijë ton. Rreth 4 milion dollarë veshje, tekstile dhe këpucë, 1.8 milion dollarë artikuj mjekësorë e sanitarë, kishin shpenzuar 5.5 milion dollarë për rehabilitimin e bujqësisë, 6.8 milion dollarë për rehabilitimin e industrisë e të tjera. Në total, sipas llogarive të UNRRA-s, ndihmat për Shqipërinë kapnin kuotën 26 milion e 251 mijë dollarë amerikanë të kohës./ abcnews


smile
Lajmi Tjeter

Rikthehet Premier League/ Brentford “ëndërron”, por Tottenham ringjallet në fund për të rrëmbyer barazimin

Sulmi ndaj gazetarëve në Veriun e Kosovë, vjen reagimi i Bashkimit Evropian

Lajmi i Dites

Nëse SPAK “zbërthen” Gjiknurin, zbulon krimet e bëra me koncesionet e naftë-gazit; Edi Rama është pazarxhiu urdhërues

07/02/2023, 9:36

Lajmet e fundit

Biden: SHBA-ja është e vetmja që del më e fortë nga krizat

08/02/2023, 8:50

Momente kritike në Turqi, fëmija 3 vjeç shpëtohet gjatë natës; babai shpërthen në lot (Video)

08/02/2023, 8:36

Katastrofa e tërmetit, Sira dhe Turqia luftë me kohën

08/02/2023, 8:34
E mërkurë, 8 shkurt 2023; Binjakët është shenja me fat për sot

E mërkurë, 8 shkurt 2023; Binjakët është shenja me fat për sot

08/02/2023, 8:21

I riu nën rrënoja në Siri publikon videon tronditëse: Nuk di a do të vdes apo do të mbijetoj

08/02/2023, 8:10
Ditët e ftohta, si të ushqehemi dhe të ruhemi nga virozat

Ditët e ftohta, si të ushqehemi dhe të ruhemi nga virozat

08/02/2023, 8:09

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In