Showbiz 1 Mars 2019, 15:32

Ups! Skenat nudo dhe si “gangsta” në klipin e Dafina Zeqirit qenkan të vjedhura nga filmi i njohur

Shkruar nga Pamfleti

Ups! Skenat nudo dhe si "gangsta" në klipin e Dafina Zeqirit qenkan të vjedhura nga filmi i njohur

Dafina Zeqiri është rikthyer sërish me një tjetër klip muzikor të quajtur ” A man n’men” i cili sapo është publikuar.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Në këtë klip Dafina ka vendosur të duket dhe shumë ndryshe me një look të ri, me flokët bjondë të cilat nuk mbetën pa u komentuar në rrjetet sociale. E megjithatë sapo pamë klipin nuk mundet të na shpëtonin disa detaje që na u dukën shumë familjare. Në klip Dafina shfaqet nudo e shtrirë mbi një tyl të kuq të mbushur me petale.

Kjo skenë na kujtoi filmin e njohur “American Beauty” kur Angela, mbulohet nga petalet e trëndafilave duke dhuruar një ndër skenat më të paharrueshme që është kopjuar gjerësisht nga të famshmet shqiptare dhe të huaja.Në fund të klipit shohim një version gangsta të Monica Bellucit, ku një tufë me meshkuj i ndezin cigaren.

Showbiz Dafina Zeqiri Klipi Vjedhje