Kulture 7 Shkurt 2023, 21:11

“Ura e Zogut” drejt shembjes, ekspertët e “Europa Nostra” shohin nga afër monumentin

Shkruar nga Pamfleti

Inxhinierë dhe përfaqësues të “Europa Nostrës” inspektuan këtë të martë “Urën e Zogut” në Milot.

Ata u njohën nga afër situatën e degradimit të këtij monumenti kulturor të kategorisë së parë. Po ashtu ekspertët panë edhe mundësitë përforcimit.

Është vizita jonë e parë për të parë gjendjen e urës, dhe është shumë punë për tu bërë për të shpëtuar këtë infrastrukturë të bukur, bashkë më inxhinierë shqiptarë që janë shume të përgatitur. Në fund të studimit dhe rezultateve te inspektimit do të kemi një takim me Ministrinë e Kulturës për të gjetur një mundësi për mos shembjen e saj, e më pas restaurimim e këtij monumenti kulture”, tha Peter Bond, ekspert i “Europa Nostra”.

Për arkitekten Lida Miraj kjo vepër e rrallë është tejet e rrezikuar pasi është lënë në harresë nga autoritetet.

Sot më në fund erdhi një grup miks. Që në 2019 e kam ngritur si alarm për këtë urë. Prej asaj kohe vëmendja e shtetit ka qene 0. Ne e shohim se situata e saj është mjaft e rrezikuar por dhe inxhinierët e ardhur nga jashtë, ka teknika që bëjnë të mundur konservimin mbase dhe riparimin e saj. Uroj të ndodh”, tha ajo.

Kulture ''Europa Nostra'' Ura e Zogut