Anti-Mafia26 Shtator 2022, 10:45

Urdhëri i Edi Ramës: Brenda 20 tetorit, Klodian Zotos t’i jepen 4 miliardë lekët e mbetura nga Landfilli- Fier

Shkruar nga Pamfleti
Urdhëri i Edi Ramës: Brenda 20 tetorit, Klodian Zotos t’i jepen

Urdhëri i Edi Ramës: Brenda 20 tetorit, Klodian Zotos t’i jepen 4 miliardë lekët e mbetura nga Landfilli- Fier

Kryeministri po përshpejton pagesat e mikut të tij në arrati, megjithëse landfilli nuk ka përfunduar as si vend depozitimi mbetjesh e as si incenerator për prodhim energjie, ndërsa vetëm më 1 gusht 2022, ministrja Belinda Balluku i pagoi 1.8 miliardë lekë me 3 çeqe

Megjithëse Klodian Zoto është në arrati e në kërkim nga SPAK prej 10 muajsh, për falsifikimet e vjedhjet me aferën e mbetjeve, kryeministri Edi Rama që thotë se nuk e njeh dhe nuk ka lidhje me të, po i përshpejton pagesat e çeqeve financiare për landfillin e Fierit.

Në këtë landfill, mashtruesi Klodian Zoto ka 70% të ortakërisë, ndërsa 30% i ka firma “Ndërtim Montimi Patos sh.a”, me pronar Elton Kollozi nga Fieri, familjar i trafikantit Mirel Mërtiri, që përdoret prej këtij të fundit si maskë në koncesion.

Burime nga Ministria e Ekonomi- Financave, kanë bërë me dije për “Pamfleti”, se para 1 jave, kryeministri Edi Rama i ka dhënë urdhër ministres Delina Ibrahimaj, për t’i likujduar krejt vlerën që ka mbetur për landfillin e Fierit.

Ministrja Ibrahimaj, ka vënë në lëvizje shefat e sektorit të  buxhetit, për të sajuar vlerën e mbetur nga kontrata e këtij landfilli, dhe t’ia kalojë Ministrisë së Energji- Infrastrukturës, si autoritet kontraktor që i bën pagesat Klodian Zotos.

Nga krejt kontrata e landfillit me vlerë 45 miliardë lekë, deri tani Klodian Zoto ka marrë 41 miliardë lekë, megjithëse sipas kontratës, likujdimi do bëhej pas dorëzimit të veprës te qeveria.

Ndërsa për vlerën e mbetur 4 miliardë lekë të vjetra, kryeministri Rama ka urdhëruar ministret Delina Ibrahimaj e Belinda Balluku, që t’i likujdohet para datës 20 tetor 2022.

Nxitimi i Ramës, për të t’i dhënë Klodian Zotos çdo qindarkë të kontratës së landfillit, lidhet me faktin se më 24 tetor 2022 është afati i dorëzimit, mirëpo landfilli nuk ka përfunduar.

Duke i likujduar krejt vlerën e kontratës, Klodian Zotos i jepet dhe thesi i fundit me 4 miliardë lekë, ndërsa me landifillin e Fierit, do veprohet si me landfillin të Elbasanit: i lënë “kufomë”.

Pagesat e fundit ndaj Klodian Zotos për landfillin e Fierit, Ministria e Financave dhe Ministria e Energji- Infrastrukturës, i kanë bërë më 1 gusht 2022 me 3 çeqe nga 620 milionë lekë të vjetra.

Sipas këtyre pagesave që dalin nga shteti dhe përfundojnë te llogaria personale e Klodian Zotos, rezulton se atij i janë sekuestruar vetëm brava e derës dhe tavolinat e zyrës, të cilat i administron formalisht Ministria e Ekonomi- Financave.

Skandal është fakti, se SPAK nuk ka bllokuar me sekustro llogaritë bankare të Klodian Zotos e fimës ortake “Ndërtim Montimi Patos sh.a”, me pronar Elton Kollozi; por as fondin e Landifillit Fier në Ministrinë e Financave./Pamfleti

Anti-Mafia #Klodian Zotos t’i jepen 4 miliardë lekët e mbetura nga Landfilli- Fier #Urdhëri i Edi Ramës