
Objektivi i sulmeve ruse në Ukrainë është zhvendosur tek fabrika e çimentos Azovstal në Mariupol.
Shërbimi i Sigurisë në Ukrainë (SBU) publikoi një video ku tregon një përgjim të një komandanti rus të njësisë tokësore, i cili thotë se avionët rusë po planifikojnë të rrafshojnë gjithçka rreth Azovstal. Sipas ukrainasve gjatë regjistrimit komandanti rus ka qenë vetëm katër kilometra larg Azovstal.
Biseda ka dalë në dritë nga CNN, e cila sqaron se nuk mund të verifikojë vërtetësinë e regjistrimit. Megjithatë, në të kaluarën, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka publikuar një audio të komunikimit të përgjuar, gjatë së cilës ushtarët rusë flasin për vrasjen dhe përdhunimin e civilëve.
Në këtë mënyrë forcohen pretendimet për krime lufte nga pala ruse. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk ka reaguar ende ndaj përgjimeve.
Pjesë nga përgjimi
Burri: Presim surpriza nga Rusia këtu.
Gruaja: Çfarë surprizash?
Burri: Tre ton, nga qielli. Urdhri thotë që gjithçka të rrafshohet në tokë.