Aktualitet27 Maj 2022, 12:20

'Urime, vetëm ti e ke mundur Ramën', Duka i përgjigjet Çanit: Mund të më vrasin edhe me kallash, por unë s'tërhiqem

Shkruar nga Pamfleti
'Urime, vetëm ti e ke mundur Ramën', Duka i

'Urime, vetëm ti e ke mundur Ramën', Duka i përgjigjet Çanit: Mund të më vrasin edhe me kallash, por unë s'tërhiqem

Presidenti i FSHF, Armand Duka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për finalen e Ligës së Konferencës që u zhvillua në “Air Albania” në 25 maj.

Arjan Çani e pyeti presidentin e Federatës nëse ka marrë masat për luftën që mund të vijojë pas finales me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj.

Arjan Çani: E para, dua të të uroj sepse në raste të tilla, njeriu duhet ta urojë tjetrin. Duka ka lobuar shumë që ky event të bëhet në Shqipëri. Mendoj te forca e Dukës. Nuk është gjë e vogël. Janë veti të Dukës që duhet t’ia njohim. Sigurisht që e mirëkuptoj ambicien e çdo pushteti për ta gllabëruar Federatën.

A është duke vazhduar Duka, sepse vetëm Dukën nuk e ka mundur dot Edi Rama këto 9 vite? Mendoj se Duka di të luajë aq mirë në fushën e vet, pra lobimi i Dukës në UEFA qënka më i fortë. Zoti Duka, a po loboni dhe a mendon se beteja e vërtet për Federatën është pas eventit?
Nuk besoj se Rama nëpërmjet njeriut të tij në Bashki që e përdor për punë të pista politike… Duka a i ka marrë masat apo jo?

Armand Duka: Nuk kam marrë asnjë mase, as sot dhe as në të shkuarën, Kam bërë punën time. Nuk ka mënyrë ligjore si mund të marrësh një institucion. Çudira ndodhin. Kam parë me gjykatën e Tiranës, të luash shah, të bësh tre vendime brenda ditës. Po të shkosh për një gjykim nuk e merr për tre vjet. Nëse ka gjëra që nuk parashikohen, mund të dalin edhe nesër me kallash të më vrasin, unë nuk shëtis me antiplumb, duke besuar se nuk do të më vrasin me kallash…

Arjan Çani: UEFA nuk u tërhoq. Po të mos ishte Ceferin që bëri shantazhin për ndeshjen… Duka, ti lëmë krahasimet me jelek antiplumb.

Armand Duka: Nuk kam çfarë të përgatitet. Nga pikëpamja institucionale, zgjedhjet kanë mbaruar.

Arjan Çani: Do të të mbrojë akoma Ceferini?

Armand Duka: Ceferin apo kushdo të jetë President i UEFA, e them pa diplomaci, do të bëjë të njëjten gjë me çdo president të çdo federate. Ëhtë organizatë me 55 shoqata. Respekton parimin e pavarësisë dhe nuk mund të veproje sipas politikave të vendeve të ndryshme. Anëtarë të UEFA janë edhe vende jo demokratike, apo me pak demokraci, UEFA ka parimet e veta. Mënyra se si largohet një drejtues, është nëpërmjet Asamblesë.

Ylli Rakipi: Ka edhe precedent të tjerë. Përshembull me Spanjën dhe Kroacinë, përpjekjet ishin të shtetit dhe me këto mënyra i larguan. Te futbolli është krijuar një koracë e mirë për tu mbrojtur nga të gjithë institucionet. Ka edhe precedentë të tjerë zoti Duka.

Armand Duka: Në çdo rast largohen me zgjedhje. Nëse ke probleme të tjera, është tjetër gjë. Mënyra si përdoret në vende me demokraci të brishtë, është përdorimi i gjykatës. Nëpërmjet gjykatës së Tiranës…

Ylli Rakipi: Ju pamë shumë të buzëqeshur në sheshin Skënderbej me Erion Veliajn dhe kupën. Si punë dashurie dukej, pas asaj lufte…

Armand Duka: Isha i gëzuar dhe i buzëqeshur sepse kisha fatin të prezantoja kupën e një kompeticioni që është historike, si hera e parë. Isha i gëzuar. Mendoj se të gëzuar duhet të ishin edhe ata që ishin me mua. Padyshim Lorik Cana dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ylli Rakipi: Por, pas kësaj kemi një paralajmërim që lufta do të vazhdojë? Veliaj tha nuk e djeg jorganin për një plesht. Në këtë rast pleshti jeni ju.

Armand Duka: I kam dëgjuar këto ditë, këto gjëra, që pas finales do të kemi një gjë ndryshë. Ma ka kthyer kohë më parë kur isha fëmijë dhe bënim prapësi, thoshin prindërit sa të ikë miku se ta tregoj unë. Por nuk jemi fëmijë, tani po shkojmë drejt pleqërisë.

A keni dëgjuar që Armand Duka të analizojë punën e kryetarit të Bashkisë? Por keni dëgjuar kryetarin e Bashkisë të atakojë personalisht kryetarin e Federatës dhe të bëjë mbledhje me ato fjalë që keni dëgjuar. Mos thuaj çfarë kanë me njëri tjetrin, por çfarë ka kryetari i Bashkisë me kryetarin e Federatës.

Aktualitet Arian Cani Armando Duka Edi Rama