Aktualitet26 Tetor 2018, 16:29

‘Urithi i vjetër’ i PS që po godet besnikët e Ramës, tentoi të hidhte në erë 8 deputetë, plan për të marrë partin

Shkruar nga Pamfleti
‘Urithi i vjetër’ i PS që po godet besnikët e

‘Urithi i vjetër’ i PS që po godet besnikët e Ramës, tentoi të hidhte në erë 8 deputetë, plan për të marrë partinë më 2021

Xhafaj kishte në plan për të goditur edhe tetë deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, duke i lidhur me grupet kriminale, me qëllim për të forcuar klanin e tij në PS

Në Partinë Socialiste është kristalizuar një klan i fuqishëm dhe gjysmë i fshehtë, i cili ka për synim dobësimin e Edi Ramës, për të marrë në dorë PS-në dhe më pas pushtetin.

Eksponenti kryesor i këtij klani është ‘urithi i vjetër’ i Partisë Socialiste, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dora e të cilit flitet se qëndron pas goditjes së disa figurave socialiste. Xhafaj është në një linjë me Erion Veliajn, të cilët janë në luftë të nëndheshme me klanet e tjera të PS, një nga të cilët kryesohet nga Damian Gjiknuri.

Në korridoret e PS-së flitet se pas goditjes se kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, ditët e fundit, fshihet pikërisht Fatmir Xhafaj. Ky i fundit dyshohet se fshihet edhe pas goditjes së dy ish-deputetëve të PS-së, Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Madje, vetë Çuko tha se po bëhej ‘kurban’ për interesa politike dhe për t’i hedhur hi syve Bashkimit Evropian se gjoja po luftojnë krimin dhe korrupsionin.

Sipas burimeve, Xhafaj kishte në plan për të goditur edhe tetë deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, duke i lidhur me grupet kriminale, me qëllim për të forcuar klanin e tij në PS. Por, deputetët shpëtuan falë ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama, i cili ka filluar të monitorojë me kujdes lëvizjet e Xhafajt.

Me afrimin e zgjedhjeve lokale, lufta mes klaneve në Partinë Socialiste pritet të bëhet më e ashpër. Xhafaj dhe klani i tij do të tentojnë të diktojnë kandidatët për kryetarë në bashkitë kryesore. Klani ‘Xhafaj’, i cili është në luftë me klanin ‘Gjiknuri’ dhe klanin ‘Balla’, po pret humbjen e Ramës në zgjedhjet e vitit 2021, me qëllim për t’u hedhur në sulm për të marrë drejtimin e Partisë Socialiste./Pamfleti

Kryesore Edi Rama Fatmir Xhafaj klani i ps Vangjush Dako