Politike27 Tetor 2022, 14:51

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Rama e pret me ceremoni zyrtare

Shkruar nga Pamfleti
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Rama e pret me ceremoni

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Shqipëri. Ajo po pritet me ceremoni zyrtare në aeroportin “Nënë Tereza”.

Në orën 15:45, zyrtarja e lartë e BE do të zhvillojë një takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri, ndërsa në orën 16:30 do të ketë një konferencë për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Gjatë vizitës tri ditore në Ballkanin Perëndimor Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, qendroi të mërkurën në mbrëmje në Maqedoninë e Veriut, ndërsa këtë mëngjes zhvilloi vizitë zyrtare në Kosovë.

Politike Rama Ursula von der Leyen