Ndeshja mes Portugalisë dhe Uruguait e vlefshme për Grupin H, është mbyllur në barazim 0-0. Loja ishte tepër agresive nga të dyja skuadrat, por Portugalia ishte më kërkuese.
Të dyja skuadrat e mbyllën 45 minutëshin e parë me nga një goditje në portë, me Portugalinë që kishte zotërimin e topit në 70 përqind.
Nëse ndeshja mbyllet me këtë rezultat, Portugalia sërish mbetet në vendin e parë në grup me 4 pikë, ndërsa Uruguai me 2 pikë lë gjithçka për në ndeshjen e fundit përballë Ganës.