Showbiz28 Dhjetor 2018, 08:58

Ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj për 2019!

Shkruar nga Pamfleti
Ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në

Nëse doni begati dhe fat për Vitin e Ri, duhet ta nisni nga tavolina. Janë disa ushqime që simbolizojnë fatin dhe në natën e ndërrimit të viteve ato nuk duhet të mungojnë. Më poshtë po ju tregojmë një listë.

Frutat e thata 

Është një traditë fatsjellëse sidomos e Francës ku duhen ngrënë, në natën e ndërrimit të viteve, 13 lloje të ndryshme frutash të thata.

Shega

Sipas traditës greke shega konsiderohet si një frut fatsjellës në nisjen e Vitit të Ri. Sipas tyre sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë aq më i mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen.

Kulaçi me monedhë

Natën e Vitit të Ri mirë është të fshihni një monedhë në kulaç. Pjesëtarit të familjes suaj që do t’i bjerë monedha do të ketë një vit të mbarë ose në rastin më të keq një dhëmb të thyer.

Mandarina 

Për kinezët është mandarina fatsjellësi më i mirë sepse falë formës së saj sferike i ngjan pafundësisë. Për festa kinezët i dhurojnë njëri tjetrit mandarina.

Lifestyle tryezë ushqimet