Aktualitet29 Nëntor 2018, 09:29

Ushtria shqiptare nis përgatitjet e mëdha për luftë, stërviten 700 ushtarët e parë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ushtria shqiptare nis përgatitjet e mëdha për luftë,

Ushtria shqiptare nis përgatitjet e mëdha për luftë, stërviten 700 ushtarët e parë (Video)

Kjo është stërvitja më e madhe e mbështetur nga NATO dhe amerikanët

Në një kohë kur një pjesë e ushtrisë greke nuk e njeh kufirin me Shqipërinë, ushtria shqiptare konfirmon edhe një herë se është gati t’i përgjigjet me luftë çdo sulmi të mundshëm. Ditët e fundit, 700 efektivë nga të gjitha forcat dhe komandat e Forcave të Armatosura morën pjesë në stërvitjen “Kastrioti – 2018”. Në këtë stërvitje u testuan aftësitë komunikuese dhe bashkërenduese në distancë në rastet e operacioneve luftarake.

“Stërvitja e Shtabit të Përgjithshëm dhe strukturave të varësisë së tij, shërben për planizimin e operacioneve të përbashkëta luftarake, si dhe harmonizimin e procedurave standarde në përshtatje me ato të NATO”, shprehet kolonel Petrit Çuni, shefi i Shtabit të Task -Forcës së Bashkuar Shumëkombëshe.

Mësimet e nxjerra nga stërvitjet e mëparshme u implementuan në skenarët dhe në objektivat e trajnimit. Shefi i Shtabit zhvilloi komunikime të herëpashershme me drejtuesit e forcave pjesëmarrëse në këtë stërvitje, nëpërmjet lidhjeve direkte.

Ndërkohë, Qendra e Bashkuar Operacionale reagoi në kohë reale ndaj gjitha situatave që ndodhën. Kjo stërvitje u zhvillua në mjediset Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes së Informacionit, zgjati dy ditë dhe në të u testua gatishmëria e forcave, si dhe elementët e komunikimit dhe të sistemeve.

Në vijim, ushtria shqiptare ka planifikuar edhe stërvitje të tjera të efektivëve të tjerë ushtarakë sipas standardeve të NATO-s dhe nën kujdesin e përfaqësuesve amerikanë.

Gjithashtu, për modernizimin e Forcës Tokësore janë lidhur disa kontrata për blerjen e e pajisjeve të Mbrojtjes së Armëve të Dëmtimit në Masë (MADM), blerjen e pajisjeve për kompaninë e xhenios, EOD (Explosive Ordnance Disposal), për pajisje fushore, për blerjen e armatimit të lehtë dhe municioneve dhe blerjen e armatimit për misionet e OMLT (Operational Mentor and Liaison Team)./Pamfleti

 

Aktualitet Greqia Lufte ushtria shqiptare