Bota 2 Korrik 2022, 17:43

Ushtria ukrainase gjen “thesarin” rus, forcave të Putinit ju humbet hard-disku me të gjitha planet e luftës

Shkruar nga Pamfleti
Ushtria ukrainase gjen “thesarin” rus, forcave të Putinit ju

Ukraina ka gjetur një hard disk që përmban rreth 100 GB të dhëna ushtarake ruse, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar.

Kjo u zbulua në rajonin Chernihiv të Ukrainës veriore, raporton Kyiv Independent. Hard disku përmban një listë stafi dhe të dhëna biografike të ushtrisë ruse nga një njësi e veçantë e artilerisë së mbrojtjes ajrore.

Ai përmban gjithashtu detaje të armëve ruse, si dhe të dhëna për stërvitjet ushtarake.

Një numër i dokumenteve thuhet se u etiketuan “të klasifikuara”.

Bota Rusi Thesar Ukrainë.