Kronike11 Janar 2023, 08:59

Ushtronin prostitucion në qendrën e masazheve në Tiranë, vihen në pranga dy vajza; shpallet në kërkim administratori

Shkruar nga Pamfleti

Dy vajza janë vënë në pranga pasi shpërdoruan një qendër masazhi për të ushtruar prostitucionin. Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim personi me inicialet K. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një qendre masazhesh.

Gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën e masazheve, në Unazë të Re, që menaxhohej nga 23-vjeçari, u konstatua se motra e tij K. H, shfrytëzonte për prostitucion, një punonjëse në këtë qendër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Vihen në pranga 2 shtetase, si dhe shpallet në kërkim administratori i kësaj qendre masazhesh. Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Extra”, arrestuan në flagrancë shtetaset:

– K. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

– D. L., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”. Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi K. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një qendre masazhesh. Vijon puna për kapjen e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën e masazheve, në Unazë të Re, që menaxhohej nga 23-vjeçari, u konstatua se shtetasja K. H. (motra e shtetasit K. H.), shfrytëzonte për prostitucion, një punonjëse në këtë qendër.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Kronike #prostitucion ne Tirane Arrestime