Anti-Mafia26 Korrik 2022, 10:27

“Usta” Gonxhe! Në SPAK nuk të thërrasin për biftekë si në Dubai a në resortin e Irfan Hysenbelliut

Shkruar nga Pamfleti
“Usta” Gonxhe! Në SPAK nuk të thërrasin për

“Usta” Gonxhe! Në SPAK nuk të thërrasin për biftekë si në Dubai a në resortin e Irfan Hysenbelliut

Fakti që drejtësia e re amerikane në Shqipëri, pas Lefter Kokës e Alqi Bllakos, i ka “kapur për veshi” kryehajdutët Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja, Armando Subashi, Dritan Leli, Dritan Agolli dhe ka bërë gati edhe të tjerë, tregon dy gjëra: Ose Edi Rama po i çon vetë te “7 penxheret” të përdorurit prej tij, ose SPAK po ngjitet drejt Bablokut…

Prej 3 vitesh, redaksia “Pamfleti” i ka adresuar publikisht SPAK-ut, shumë informacione me prova konkrete, për pazaret korruptive me projektet e tenderët, licencat, targat, auto-shkollat, koalidimin e makinave dhe vjedhjet direkte të fondeve publike, që Blendi Gonxhja ka bërë me djalin, gruan dhe sekserët në shërbimin e transportit rrugor.

Aq shumë është zhytur drejtori Blendi Gonxhe në krime ekonomiko- financiare, sa këtë herë, nga thirrja në SPAK nuk mundi ta shmangte as Edi Rama që e ka emëruar për të mbushur thasët, por as Balluku që i sajon e jep fonde, për investime fiktive dhe i pastron letrat e vjedhjeve.

Ditën e hënë, drejtor Blendi Gonxhe u urdhërua të paraqitej në SPAK, ku hyri krekosur dhe pas 90 minutash, doli me “veshë të varur” e i zverdhur në fytyrë, tamam si Ilir Beqja, Armando Subashi i Fierit, Dritan Leli i Vlorës e Vilma Nushi.

Pasi daljes nga zyrat e SPAK, Blendi Gonxhe ka deklaruar para mediave: – “Nuk më pyetën! S’ka lidhje me Drejtorinë e Transportit Rrugor, por për një sqarim të vogël. Nuk ka lidhje fare me ministrinë nga varem unë, as me rrugët, tenderët e probleme të tjera që ka institucioni, apo në lidhje me punët e mia si drejtues.

Nuk mund të besohet, që SPAK nuk e paska thirrur Gonxhen e “Rilindjes”, për zullumet e shumta që ka bërë prej afro 4 vitesh në krye të drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor bashkë me gruan, djalin, ortakët e sekserët e tij.

Fakti që drejtësia e re amerikane në Shqipëri, pas Lefter Kokës e Alqi Bllakos, ka “kapur për veshi” kryehajdutët Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe, Armando Subashi, Dritan Leli, Dritan Agollin e FSHZH dhe ka bërë gati edhe shumë të tjerë, tregon dy gjëra: Ose Edi Rama po i çon vetë te “7 penxheret” të përdorurit prej tij, ose SPAK po ngjitet drejt Bablokut.

Sepse SPAK nuk është qendër balloje, kalçeto, sallë kinemaje, konference dhe ekspozitë apo pistë garash të makinave “Retro Albania”, si ajo e djalit të Blendi Gonxhes, që ky i fundit i jep miliona nga fondet e shtetit.

SPAK është institucion hetimi, për krimet dhe aferat e zyrtarëve të shtetit e mafiozëve të lidhur me to; prandaj “usta” Gonxhe, mos u përpëlit për të fshehur të vërtetën paraqitjes para prokurorëve.

Sepse në SPAK, nuk të thërrasin për biftekë e argëtime me eskorta si në Dubai, a në resortet e Irfan Hysenbelliut, Luan Bregasit, Tan Dulakut, Milo Gjikurisë, Pëllumb Salillarit, Bashkim Ulajt, etj., që ti u pajisë mjetet e ndërtimit me letra false./Pamfleti

Anti-Mafia #“Usta” Gonxhe! #në resortin e Irfan Hysenbelliut #Në SPAK nuk të thërrasin për biftekë si në Dubai