Sport27 Tetor 2022, 19:11

“Uzunicoptero”, Granada vë në lëvizje ushtrinë dhe shkollën ushtarake të helikptorëve për ‘shqiponjën kuqezi’ (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Uzunicoptero”, Granada vë në lëvizje ushtrinë

“Uzunicoptero”, Granada vë në lëvizje ushtrinë dhe shkollën ushtarake të helikptorëve për ‘shqiponjën kuqezi’ (Video)

Skuadra e Granadës ka dashur të festojë në mënyrë madhështore rinovimin e kontratës që firmosi pak ditë më parë me Myrto Uzunin deri në vitin 2026, dhe për ta bërë një gjë të tillë, ka vënë në lëvizje edhe ushtrinë spanjolle.

Klubi ka postuar në rrjetet sociale një video të shkurtër ku shihet sulmuesi shqiptar, teksa hipën në bordin e një helikopteri dhe bëhet gati për nisje. “Uzunicoptero” shkruante ekipi i Ligës së Dytë në Spanjë,  në këtë postim të veçantë, i cili i referohej nofkës me të cilin thërritet sulmuesi shqiptar që kur shënoi golin me “gërshërë” pak javë më parë.

Për të bërë realitet “Uzunicoptero”, Granadës i është dashur të kërkojë bashkëpunimin e ushtrisë dhe shkollës ushtarake të helikopterëve. Diçka e rrallë, por që për klubin kishte rëndësi të madhe për të festuar siç duhet firmën me golashënuesin më të mirë të La Liga 2.

?️ ??? ????????ó? ?? ??????? ?? ?????.

? UZUNICÓPTERO ?#??????????? ?? pic.twitter.com/nmbj35bC1P

— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) October 26, 2022

Sport Granada Myrto Uzuni sulmuesi shqiptar