
Një ndër shpenzimet e padeklaruara në ILDKPI, është dhe arsimimi i vajzës, e cila rezulton se kundrejt një pagese prej 9.120 euro në vit, ndjek studimet në WAT (World Academy of Tirana). Ky fakt nuk është deklaruar nga zj.Bekteshi në formularin e vetëdeklarimit…
Në një kohë kur SPAK, po merr një e nga një të pandehur anëtarë të KPA-së dhe KPK-së, (Vettingut), prokurori i kësaj strukture Dritan Prençi, vijon të qëndrojë me duart mes këmbëve, duke mos kryer një hetim të sinqertë dhe të thelluar, për rastin e komisioneres Brunilda Bekteshi.
Ndryshe nga kolegët e tij në SPAK, të cilët kanë çuar të pandehur anëtarë të tjerë të “Vettingut”, Prençi dukshëm është i pafuqishëm dhe jo i guximshëm, për të çuar në ndjekje penale Bekteshin. Megjithëse faktet janë domethënëse dhe kompromentojnë haptazi pozicion juridik të Bekteshit, Prençi vijon ta favorizojë këtë të fundit, duke sjellë në gjykatë pushimin e çështjes kundër saj për herën e dytë.
Palët e përfshira në këtë proces kanë investiguar rastin në fjalë dhe rezulton se përveç mangësive në hetimin e dosjes, prokurori Prençi, ka lënë pa prekur disa detaje shumë domethënëse, të cilat Bekteshi i ka nxjerrë rishtazi gjatë hetimit, për të mbuluar shpenzimet dhe pasurinë e saj.
Një ndër shpenzimet e padeklaruara në ILDKPI, është dhe arsimimi i vajzës, e cila rezulton se kundrejt një pagese prej 9.120 euro në vit, ndjek studimet në WAT (World Academy of Tirana).
Ky fakt nuk është deklaruar nga zj.Bekteshi në formularin e vetëdeklarimit dhe për pasojë, rasti përbën vepër penale, siç është fshehje e pasurisë dhe deklarim i rremë i pasurisë. Deri në ditët e sotme nga të gjithë prokurorë e gjyqtarë të shkarkuar apo vettinguar, nuk ka pasur një rast që fëmijët e tyre të jenë arsimuar në një shkollë private, me një vlerë financiare të tillë, siç dhe deklaron komisionerja Bekteshi.
Brunilda Bekteshi pavarësisht se ka bërë deklarim të rremë në vitin 2017, ajo ka vijuar të kryejë veprime kriminale, jo vetëm përpara strukturës së ILDKPI-së, por tashmë këtë gjë e ka bërë dhe përpara SPAK-ut.
Bekteshi, ka depozituar dokumente të falsifikuara, si deklarata noteriale të lëshuara nga shteti amerikan, të cilat nuk janë deklaruar siç është burimi i krijimit të të ardhura pranë ILDKPI.
“Arnimi” i dosjes nga Dritan Prençi, ka çuar në dhjetëra veprime hetimore të pakryera edhe pse janë lënë detyra të pikëzuara nga gjykata e posaçme. Minimalja që prokurori duhet të bënte dhe të përmbushte detyrën e gjykatës, gjatë këtyre 5 muajve hetime, ishte pyetja e Bekteshit, të cilën nuk e ka bërë.
Por e ka justifikuar me një Memo, që komisionerja Bekteshi i ka drejtuar SPAK-ut, duke mashtruar në çdo pretendim të saj.
Bekteshi ose kaçurrelsja e “Vettingut”, mundohet t’i justifikohet nga distanca Dritan Prençit, ku pretendon se pasuria e saj është e ligjshme dhe e justifikueshme.
Por qershia mbi tortë, është një fakt i ri i sjellë nga vetë Bekteshi dhe futur në dosje nga Dritan Prençi. Janë dy deklarata noteriale të lëshuara në shtetin amerikan, ku në njërën pretendohet se Bekteshi ka pasur në përdorim një banesë nga viti 2003-2006 nga shtetasi Shkëlqim Rumi.
Mirëpo ajo që rezulton nga sistemi TIMS, ky shtetas nuk ka qenë asnjëherë në vitin 2003 në territorin shqiptar, ku dhe të kishte mundësinë për ti dhënë në përdorim shtëpinë Bekteshit. Njëkohësisht ekziston dhe një deklaratë e dytë noteriale, ku bëhet fjalë për një borxh prej 15.000 dollarë, dhe sipas kësaj deklarate këto lekë i janë dhënë asaj, në periudhën 2008 në muajin Tetor. Në këtë periudhë Brunilda Bekteshi, nuk ka qenë fare në Shqipëri, por rezulton të ketë qenë në shtetin turk.
Sipas Bekteshit këto lekë, janë kthyer prej saj në viti 2009 dhe nga kqyrja e sistemit TIMS, shtetasi Alfred Sheko që medemek paska dhënë shumën financiare, rezulton të mos ketë qenë fare në Shqipëri.
E marrim të mirëqenë faktin se këto deklarata noteriale janë të sakta, atëherë këto veprime duhet të ishin deklaruar në ILDKPI. Çdo veprim i më passhëm i Bekteshit, janë veprime të cilat ajo mundohet të mbulojë pasurinë, por në fakt këto manovra janë veprime kriminale vazhduese.
Ja si gënjeu SPAK-un, Brunilda Bekteshi
Në lidhje me pyetjen “a ka marrë ndonjëherë dhuratë në vlerë më të lartë se 500 Euro apo i ka financuar dikush shpenzime në këtë vlerë apo në vlerë më të lartë se kjo, ju lutem përcaktoni datën, shumën, dhuruesin dhe burimin e kësaj pagese, komisionerja Brunilda Bekteshi, ka mashtruar para SPAK-UT, pasi kjo shtetase po nëpërmjet kësaj memo ka deklaruar se janë mbuluar shpenzimet e qirasë nga shtetasi Shkëlqim Sejfulla Rumi, nga viti 2003 deri në vitin 2006 në pasurinë me nr.36/2 shkalla 1, kati 5, ap.17, Tiranë.
Ndërkohë nëse bëjmë llogaritë nga viti 2003 deri në 2006, për 4 vjet shumëzuar me 12 muaj del 48 muaj, shumëzuar me 20.000 lekë minimumi i qirasë mujore, shtetësja Bekteshi ka përfituar vlerën prej 960.000 lekë të reja.
Në lidhje me pyetjen nr.8, nëse nga momenti i fillimit të punës për herë të parë a ka pasur na një shpenzim me të lartë se 2500 euro, nëse po të përcaktohet data, qëllimi i këtij shpenzimi, burimi financiar dhe mënyrën e pagimit, komisonerja Bekteshi ka gënjyer duke pretenduar se nuk ka bërë asnjë shpenzim më të lartë se 2500 Euro, kur nga ana tjetër ka pretenduar se ka arreduar apartamentin e saj në vlerën 1.200.000 lekë.
Brunilda Bekteshi, njëkohësisht ka gënjyer edhe në pyetjen 9, të bërë nga ana e organit procedues ku i është kërkuar se duhet të japë të dhëna mbi shpenzimet e arsimit të fëmijëve, nëse studiojnë në shkolla publike apo private.
Brunilda Bekteshi, ka gënjyer në përgjigje, duke pretenduar se fëmijët e saj janë arsimuar në shkollën publike “Emin Duraku” dhe vajza në shkollën “Petro Nini Luarasi”.
Ndërkohë që fëmijët e saj janë shkolluar në shkollë private dhe pikërisht në “Montessori- Albania” SH.P.K. dhe paguan 9120 Euro në vit, vërtetuar kjo me mandate pagesën përkatëse të datës 01.09.2019.
Komisionerja Brunilda Bekteshi, nuk ka dhënë shpjegimi për pyetjen nr.11, nëse ka jetuar na një herë jashtë shtetit dhe cilat janë shpenzimet e udhëtimeve, dhe jetesa në këtë qytet si dhe adresa ku ka qëndruar. Shtetësja Brunilda Bekteshi nuk ka dhënë shpjegime.
Njëkohësisht Brunilda Bekteshi, ka pranuar se ka gënjyer për pyetjen nr.12 e cila ka të bëjë me mobilimin e shtëpisë së saj, ku ajo ka pohuar se mobilimi i shtëpisë së saj ka kushtuar 1 200 000 lekë, por në pyetjen 8 në të cilën është pyetur nëse ka pasur ndonjë shpenzim më të madh se 2500 euro, është përgjigjur se nuk ka pasur.
Tjetër skandal mashtrimi është dhe fakti i parashtruar në pyetjen nr. 14, ku gjykata e ka pyetur nëse ka marrë borxhe nga ndonjë person apo shoqëri private?
Brunilda përgjigjet po dhe pranon se në vitin 2008 ka marrë ndihmë financiare nga kushëriri i babit të saj shtetasi Alfred Sheko në vlerën e 15.000 mijë dollarëve dhe e vërteton këtë me një deklaratë noteriale të vitit 2022.
Shtetësja Brunilda Bekteshi nuk e ka deklaruar këtë gjë në ILDKPI dhe vetëm mbas një hetimi të urdhëruar nga gjykata ka pranuar se ka marrë shumën prej 15000 dollarësh në vitin 2008 dhe pretendon se këtë vlerë monetare e ka kthyer në vitin 2009 pas revokimit të Kontratës së shitblerjes se shtëpisë.
Brunilda Bekteshi, ka paraqitur në organin e akuzës një deklaratë me falsifikim intelektuar (përmbajtje të rreme) për arsye se për të vërtetuar burimin e ligjshëm të shtetasit Alfred Sheko në shumë e 15.000 dollarëve, nuk ka asnjë transaksion në këtë vlerë.
Njëkohësisht shtetësja Bekteshi, pretendon se këto të ardhura janë kthyer në vitin 2009, por shtetasi Alfred Sheko nuk ka hyrë asnjë herë në Shqipëri në vitin 2009, rrethana këto që e bëjnë këtë deklaratë të rreme.
Skandali është se Brunilda Bekteshi pretendon se ka marrë kredi në vitin 2008, në vlerën 33.700 Euro me qëllim blerjen e një apartamenti 100 m2 në rrugën “Sadik Petrela“ në Tiranë dhe pretendon se e ka revokuar këtë kontratë dhe shumën e kredisë, e ka përdorur për përshtatjen e apartamentit 1+1 për banim si dhe mobilimin e tij dhe pjesa tjetër ka shërbyer për të shlyer kredinë gjatë viteve 2008-2009.
Brunilda Bekteshi, gënjen për arsye se kredia bankare prej 33700 Euro nuk është përfituar nga ajo por është përfituar nga shitësi, firma ndërtuese dhe revokimi i kontratës është bërë me akt të falsifikuar pasi është e katër ditëve të mëparshme të kontratës së kredisë.
Brunilda Bekteshi pretendon se bashkëshorti i saj është paguar 400 dollar në muaj në kolegjin privat në Turqi dhe vërteton pagën nëpërmjet komunikimeve Whats Up dhe nëpërmjet një email, por po të bazohemi në legjislacionin shqiptar në asnjë dispozitë ligjore nuk përcaktohet se email apo WhatsApp është dokument financiar.
Brunilda Bekteshi ka deklaruar në ILDKPI se bashkëshorti i saj nga muaji Janar deri në maj të vitit 1997 ka punuar si përkthyes në një televizion ITN, me pagë 200 dollarë në ditë. Brunilda Bekteshi nuk paraqiti asnjë dokumentacion ligjor në lidhje me këtë fakt për këtë arsye ngelet në fazë mashtrimi si më sipër.
Brunilda Bekteshi ka deklaruar në ILDKPI se “nga muaj tetor 1997 deri në muajin gusht 1998 ka punuar pranë Ambasadës Amerikane me detyrë Përgjegjës për Sigurinë e Punonjësve me pagë 300 dollarë kesh.
Brunilda Bekteshi nuk ka saktësuar nëse ka qenë pagesë 300 dollarë në muaj apo në ditë dhe nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion me arsyetimin banal dhe qesharak se Ambasada Amerikane, në atë periudhë është sulmuar në Kenia dhe Nairobi, fakt i cili nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë.
Brunilda Bekteshi, ka deklaruar se në muajin shtator 1998 dhe mars 1999, bashkëshorti i saj ka punuar në “ADA GROUP” Tiranë, me pagë 30.000 mijë lekë në muaj. Nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion ligjor.
Brunilda Bekteshi, ka deklaruar pranë ILDKPI se bashkëshorti i saj ka përfituar një projekt të Organizatës UNEP/MAP të OKB në vlerën 50.000 dollarë dhe si provë ka bashkëlidhur e-mail.
Më pas kjo shtetase ka mashtruar pranë SPAK se vlera nuk ka qenë 50-000 dollarë, por 5 000 dollarë. SPAK nuk ka bërë asnjë verifikim në lidhje me vlerën e përfituar. /Pamfleti