Vajza e Vladimir Putin , Katerina Tikhonova, ka një të dashur të quajtur Zelensky, njësoj si presidenti Ukrainas.
Ajo është mes shumë zyrtarëve të lartë që janë sanksionuar nga Perëndimi, ndërsa kanë dalë në pah dhe detaje te tjera.
Partneri i saj i ri – me të cilin ka një vajzë dyvjeçare – është Igor Zelensky, 52 vjeç, një balerin profesionist dhe regjisor i lartë, i cili deri vonë drejtoi Baletin Shtetëror Bavarez.
Zbulimi vjen nga një hetim i gazetës së pavarur ruse të lajmeve “IStories” dhe gjermanes “Der Spiegel”.
Më herët Katerina Tikhonova, vajza nga martesa e parë e Putinit me ish-zonjën e parë të Kremlinit, Lyudmila Aleksandrovna Ocheretnaya, u martua me miliarderin më të ri të Rusisë, Kirill Shamalov, 40 vjeç.
Pjesë e sanksioneve është dhe motra e saj, Maria Vorontsova. Maria, e lindur më 28 prill 1985, është endokrinologe dhe ka një karrierë në kërkime mjekësore. Ajo thuhet se është e martuar me një biznesmen holandez, Jorrit Faassen, me të cilin ka krijuar familje, duke e bërë Putinin gjysh.