Më 12 shtator do të mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe mbledhja do të nisë në orën 10:00.
Mësohet se kandidatët për këtë detyrë janë Ilir Toska, Manjola Xhaxho si dhe Holta Zacaj.
Për të zgjedhur anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, ditën e hënë, datë 12.09.2022, ora 10.00.
Gjykata Kushtetuese nisi punën në dhjetor 2020, pasi u plotësua kuorumi me 7 anëtarë. Aktualisht ajo ka në përbërje 8 anëtarë. Në total, Kushtetuesja duhet të ketë 9 gjyqtarë, 3 të emëruar nga Presidenti i Republikës, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.