Politike22 Mars 2018, 12:47

Vala e largimeve nga LSI, reagon Monika Kryemadhi

Shkruar nga Pamfleti

Kush është e besuara e Berluskonit në krye të senatit italian?

Prej disa kohësh ka nisur një valë largimesh të këshilltarëve bashkiakë të LSI-së drejt PS-së. Edhe pse jemi ende larg zgjedhjeve të ardhshme vendore, lufta politike duket se ka nisur e ashpër. Kjo luftë ka sjellë tkurrje për LSI-në në disa prej këshillave bashkiak në disa prej Bashkive kryesore në vend.

Shumë simpatizantë, anëtarë, mbështetës dhe militantë të LSI janë tejet të çoroditur nga reforma e nisur nga qeveria, sidomos kur bëhet fjalë për humbjen e vendit të punës. Në këto kushte ata jo vetëm që janë trembur por për të shpëtuar vendin e punës kanë nisur të lënë teserat e kësaj partie duke u integruar tek Partia Socialiste në mënyrë që të mos humbasin vendin e punës.

Për herë të parë Monika Kryemadhi ka komentuar këtë fenomen, që ka përfshirë familjen e saj politike.

“Sot është ditë paqeje nuk është ditë për t’u marrë me lajmet e vjetra, anëtarët e LSI janë të lirë për të qenë kudo që janë , por nuk e heqin dot vëmendjen nga kjo që po jetojmë”, është shprehur ajo, teksa ka uruar besimtarët Bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.

codramol
smile

Politike