Showbiz15 Janar 2019, 12:20

Vallëzimi më i gjatë nën ujë, dy të rinjtë pjesë e Librit të Guinness (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Vallëzimi më i gjatë nën ujë, dy të rinjtë

Vallëzimi më i gjatë nën ujë, dy të rinjtë pjesë e Librit të Guinness (Video)

Një çift të rinjsh janë bërë pjesë e Librit të Guinness duke thyer rekord në vallëzimin nën ujë.  Në një nga pishinat më të thella në botë, pa oksigjen për rreth 3 minuta e 28 sekonda të zhytur nën ujë kanë arritur të bëhen pjesë e rekordmenëve.

Marina Kazankova dhe Dmitry Malasenko kanë dhënë performancën e tyre energjike e cila nisi me një dyluftim me shpata për të vazhduar më tej me një flamengo.  Vallëzimi është mbikëqyrur nga njësitë speciale në të pishinës në Padova të Italisë.

“Kemi kaluar disa seanca relaksimi, në mënyrë që ta qetësojmë sa më shumë rrahjen e zemrës. Për ta bërë shfaqjen sa më interesante, vallëzuan mbi litar dhe jo platformën e planifikuar” ka thënë Kazankova.

Të dy partnerët nga Donesku i Ukrainës kanë ushtruar gjatë për këto lëvizje të koordinuara që janë shoqëruar edhe me muzikë për shikuesit që qëndronin përjashta.

 

Kuriozitete Rekord vallëzim