Politike19 Shtator 2022, 14:15

Vangjeli: Berisha do të goditet edhe nga BE, s’do ta kalojë dot Adriatikun!

Shkruar nga Pamfleti
Vangjeli: Berisha do të goditet edhe nga BE, s’do ta kalojë dot

Analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmëruar se shumë shpejt ish-kryeministri Sali Berisha do shpallet non grata nga BE. Përveç non gratës në SHBA dhe Britani, sipas Vangjelit, Berisha rrezikon të goditet edhe nga BE. Analisti tha se ish-kryeministri nuk do të ketë mundësi të kalojë Adriatikun.

“A e kalon dot kanalin e Otrantos apo bregun tjetër të Adriatikut? Dje e kaloi me internet. Besoj se nuk do të ketë not që do ta lejojë atë të kalojë anën tjetër të Adriatikut, qoftë edhe në Bari”, theksoi Vangjeli.

Më tej Vangjeli është shprehur se Lulzim Basha dhe Sali Berisha me djegien e mandateve kishin si qëllim të shantazhonin SHBA-të.

“Basha dhe Berisha e bënë sepse luajtën në bixhoz fatin e tyre. Ata nuk tentuan, nuk u interesonte rrëzimi i qeverisjes, ata po shantazhonin SHBA për të destabilizuar vendin. Ky është në krim”, tha ai.

Nga ana tjetër, sipas analistit, Basha do të rikthehet, por jo si politikan. “Basha do të rikthehet sërish por si anektodë. Unë them se ai duhet të kishte ikur, jo për atë që bëri në shtator. Duhet të kishte ikur sepse humbi në prill”, tha ai.

Politike Sali Berisha vangjeli