Aktualitet30 Janar 2023, 22:16

Vangjeli nxjerr detaje të forta: McGonigal ka tentuar të ndërhyjë në procesin e Vetting-ut

Shkruar nga Pamfleti
Vangjeli nxjerr detaje të forta: McGonigal ka tentuar të

Ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal është takuar në Shqipëri me biznesmenë, politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë, sipas analistit Lorenc Vangjeli.

Ai tha se McGonigal ka tentuar të ndërhyjë edhe në procesin e Vettingut. Sipas Vangjelit, McGonigal ka marrë miliona euro nga biznesmenë në Shqipëri dhe Kosovë, duke u premtuar atyre shërbime të ndryshme.

Ka takuar biznesmenë, politikanë, gjyqtarë dhe prokurorë. Bëhet fjalë për shuma miliona euro që janë marrë në Shqipëri dhe Kosovë, në premtim të shërbimeve që mund të bëheshin. Po them çfarë po thuhet, në disa raste edhe prej vetë viktimave që kanë dhënë shumat e konsiderueshme. Është tentuar të ndërhyhet edhe në procesin e Vettingut, për të caktuar kush e kalon apo jo. Çdo shqiptar, ka parë së paku një film triller dhe e kanë idenë që FBI-ja është ajo që bën gjithçka”, tha ai.

Aktualitet McGonigal vangjeli Vettingu