Politike 7 Tetor 2022, 14:13

Vangjeli: PD nuk fiton dot me Berishën në krye, Meta e ka me detyrim të shkojë djathtas!d

Shkruar nga Pamfleti
Vangjeli: PD nuk fiton dot me Berishën në krye, Meta e ka me detyrim

Analisti i njohur Lorenc Vangjeli, u shpreh që ka ardhur koha për të gjetur një zgjidhje brenda PD. Sipas tij zgjidhja është që Berisha të largohet dhe ti krijojë mundësi partisë së tij për të fituar.

Elektorati i djathtë, sipas Z. Vangjeli ndodhet në një situatë të vështirë, ku nuk është i përfaqësuar në asnjë këshill bashkiak, përveç Shkodrës.

Për analistin Vangjeli, shoqëria funksionon në të njëjtën mënyrë si natyra, kërkon vendosjen e ekuilibrave, dhe pushteti i PS kërkon balancë nga ana tjetër.

“Partia Lirisë e ka me detyrim të shkojë djathtas, për të krijuar këtë ekuilbër, edhe pse nuk ka asgjë të përbashkët me të djathtën, edhe pse ky ekuilbër është prishur’, tha Vangjeli.

Politike Meta PD vangjeli