
Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka folur për herë të parë pas publikimit të përgjimeve nga “Zëri i Amerikës”, ku faktohej bashkëpunimi i tij me bandat kriminale për të fituar zgjedhjet.
“Është vetëm në mendjen tuaj, sepse nuk ka asgjë. Ne kemi kontakte të vazhdueshme dhe të drejtpërdrejta me të gjithë qytetarët, që na japin votën. Dreka dhe darka unë ha çdo ditë me njerëzit, jam gjatë gjithë kohës me njerëzit. Në rastin konkret, unë kam qenë i ftuar nga vëllezërit, pronarë të hotelit. Fati im i keq, kanë qenë dhe këta aty.
Nuk e mbaj mend nëse kanë qenë në tavolinë, kemi qenë në drekë me 12-13 veta. Unë nuk mbaj përgjegjësi për çfarë bëjnë ata. Unë kam qenë në hotel “Magjistic” duke drekuar. Nuk mbaj mend të kem qenë në tavolinë me Avdylin. Kjo është historia e drekës, por edhe nëse do të ishte ai në tavolinë nuk më shqetëson fare ky fakt”, ka thënë Dako.