Sport21 Janar 2023, 15:46

VAR-i bëhet protagonist në “Anfield”, s’ka dhuratë për Klopin në ndeshjen e tij speciale (Video)

Shkruar nga Pamfleti
VAR-i bëhet protagonist në “Anfield”, s’ka

VAR-i bëhet protagonist në “Anfield”, s’ka dhuratë për Klopin në ndeshjen e tij speciale (Video)

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura supersfida e Premier Ligës Angleze mes Liverpulit dhe Çelsit. Takimi nisi vrullshëm që në minutën e 4, pasi Havertz gjeti golin për Blutë e Londrës, por VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Të Kuqtë nuk arritën të merrnin një fitore as në ndeshjen speciale të trajnerit Klop, i cili ka drejtuar sot ndeshjen e tij numër 1000 si trajner (270 me Maincin, 319 me Borusian e Dortmundit dhe 411 me Liverpulin).

Minuta pati edhe për Mudrik, i cili hyri në fushë në minutën e 55 dhe arriti të tregonte klasin e tij me Çelsin, duke “trullosur” mbrojtjen e Liverpulit.

Me këtë barazim, Liverpuli renditet në vendin e 8 me 29 pikë, po aq sa Çelsi.

Sport Çelsi Liverpul Premier Liga