Politike12 Gusht 2018, 20:11

Shkruar nga Pamfleti

“Varfanjaku” i LSI, që ka qënë 2 herë ministër, 3 herë deputet dhe 7 ditë kryetar partie Petrit Vasili ka vetëm pagën, Monika “shpif” sikur ka 4 shtëpi, 2 kafene, 1 restorant, 1 agjenci turistike dhe 2 makina

Pasuria e vetëdeklaruar e politologut, doktor-shkencëtarit të LSI, Petrit Vasili tregon qartë faktin, se në Shqipëri përgojohen padrejtësisht, njerëzit e rëndësishëm publik, duke shpifur sikur ata janë aventurier femrash, mbrojtës të krimit, hajdutë tenderësh, shitës vendesh pune, përdorues postesh pushteti e politike për interesat e tyre.

Shpifja më e turpshme që po “baltos” padrejtësisht udhëheqësin e LSI, doktor Tit Vasilin, ka dalë nga goja e Monikës, sikur ai është milioner dhe pronar pasurish e biznesesh të shumta, por që e ka krejt gabim.

Mjafton të lexosh vetëdeklarimin e sinqertë që Petrit Vasili ka bërë nën përgjegjësinë e tij ligjore e morale, në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) dhe konstaton, se ky është më “varfanjaku” ndër deputetët, politikanët, ish-ministrat, zv/ministrat, drejtorët e përgjithshëm, konsujt, ambasadorët, tatimorët, doganierët e madje edhe se shoferët dezhurn, të “partisë së punës(imeve)” LSI.

Politikani Tit Vasili i LSI është angazhuar në politikë dhe në qeverisjet majtas e djathtas, jo për të pasuruar veten, por për të integruar Shqipërinë në BE, për të luftuar varfërinë, krimin, punësimet me pagesë, trafiqet dhe korrupsionin, sepse ndryshe do kishte mbushur “thasët” me miliarda dhe do kishte vënë pasuri e biznese si shefe Mona, gjatë viteve kur ka qenë zv/ministër shëndetësie, në 4 vitet kur ka qenë 2 herë ministër në vende ku bëheshin lekë, në 4 vitet kur ka qenë Kryetar i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë që bllokoi edhe bizneset e ilaçeve të djalit të dajës së tij, dhe sidomos kur ishte 7 ditë kryetar (dezhurn) i LSI!

Ndërsa Monika që e ngatërron me veten, për t’i ulur vlerat intelektuale dhe reputacionin në popull, vazhdon e shpif sikur Petrit Vasili që është edhe pa shtëpi, gjoja sikur ka 4 shtëpi, 2 Bar-Kafe, 1 restorant, 1 agjenci turistike dhe 2 makina luksoze, por në fakt… ja sa pasuri ka i gjori:

1. Të ardhura nga paga dhe përfitimet e tjera financiare si deputet: 2 972 991 lekë.

2. Gjendje para cash më 31 dhjetor, shtuar me 194 mijë e 240 lekë.

3.Asgjë tjetër!/Pamfleti

Politike