Bota25 Prill 2022, 22:07

Varhelyi takim me kryeministrin kroat, në fokus negociatat e Shqipërisë dhe RMV-së me BE-në

Shkruar nga Pamfleti

Varhelyi takim me kryeministrin kroat, në fokus negociatat e Shqipërisë dhe RMV-së me BE-në

Eurokomisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, me të cilin ka folur për zgjerimin e Bashkimit Europian.

Përmes një mesazhi në Twitter, Varhelyi shkruan se ka falënderuar kryeministrin kroat, për mbështetjen që ka dhënë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi anëtarësimi i tyre është mjaft i rëndësishëm për stabilitetin në Ballkan.

“Takimi konstruktiv me kryeministrin @AndrejPlenkovic.

E falënderova Kroacinë për mbështetjen e saj ndaj #Ballkanit Perëndimor. Diskutuam ndikimin e luftës në Ukrainë në rajon, nevojën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe rëndësinë e stabilitetit në BE-së”- shkruan Varhelyi.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Rajoni BE integrimi Maqedoni e Veriut Shqiperi