Aktualitet28 Prill 2022, 12:31

Varhelyi thirrje nga Tirana: Ndalni sulmin ndaj organeve të Vettingut!

Shkruar nga Pamfleti
Varhelyi thirrje nga Tirana: Ndalni sulmin ndaj organeve të Vettingut!

Varhelyi thirrje nga Tirana: Ndalni sulmin ndaj organeve të Vettingut!

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyu, i pranishëm në Tiranë ka vizituar edhe organet e Vettingut, duke theksuar mbështetjen e fortë të Unionit për reformën në drejtësi.

Varhelyi i ka kërkuar që të ndalen sulmet ndaj organeve të vettingut.

“E nisa vizitën time me një shkëmbim të mirë me institucionet vetting-ut dhe ONM sot në Tiranë. Rikonfirmoi mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së. Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e vendit. Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet!”, shkruan ai.

Aktualitet Oliver Varhelyu Tiranë vetting